‘The Voice of Italy’, tjetër sukses për Elhaida Danin

Një tjetër hap përpara drejt finales , një tjetër sukses për Elhaida Dani në “The Voice of Italy”.Me këngën "all by myself"  e përzgjedhur nga Riccardo Cocciante Elhaida ka ndezur edhe mbrëmë skenën italiane, e ndërsa u kalifikua për në fazën tjetër të konkurimit.Nata e mbrëmshme ishte gara për katër kandidatët e skuadrës  së Ricardo Cocciantes, e ndërsa dy vazhduan garën.Publiku italian me votat nga shtëpia zgjodhi Mattia Lever. I mahnitur nga performanca e Elhaida Danit, Cocciante e zgjedh atë pa hezitim.  Vlerësimet sërish kanë qënë të larta edhe nga anëtarët e tjerë  të jurisë.Muzikanti Piero Pelù, i grupit Litfiba, i mrekulluar tha se “me zërin që ka, kjo vajzë mund të bëjë ç’të dojë”. Raffaela Carra, që e cilësoi thjesht “të mrekullueshme”, bëri ç’është e mundur, që ta bindte për ta marrë në skuadër.Këngëtarja Noemi e vlerësoi së tepërmi dhe Riccardo Cocciante, që e ka në skuadrën e vet, po e ndjek me pasion të jashtëzakonshëm ecurinë e këngëtares, e cila konsiderohet nga shumë veta si fituese e këtij edicioni.