Ja tre deputetët që hodhën vezë e letra në drejtim të Ramës
Tre deputetë të opozitës të qëlluan me vezë e letër në drejtim të kryeministrit. Të paktën kaq është ajo çfarë mund të identifikohen me sy të lirë nga pamjet e filmuara nga kamerat e Ora NewsGazetari Everest Dedaj na informon se deputetët që kanë qëlluar janëAlbina Deda goditi me top letre të lagur në të cilën shkruhej dhe një mesazh: "E ke dhuratë nga Mirdita që e inkriminove në çdo zyrë"Gent Strazimiri dhe Bedri Hoxha goditën me vezëEdhe pse Garda e Republikës ka ushtruar kontrolle para nisjes së seancës plenare duke bllokuar disa vezë. Një pjesë e deputetëve demokratë kanë mundur ti fusin në sallë vezët.Gjatë kontrollit, nga ana e Gardës së Republikës, burime nga Parlamenti i thanë Ora News se disa prej deputetëve të opozitës i janë gjetur vezë. Po sipas të njëjtave burime deputetët Bedri Hoxha, Eleina Qirici dhe Liljana Elmazi kanë pasur vezë në çantat e tyre.Ndërsa deputetja Liljana Elmazi e ka mohuar një gjë të tillë. Po ashtu deputetet e PD mbanin edhe disa parrulla me mbishkrimin “jashtë kriminelët”.