AKU ndalon tre lloj çokollatash në treg, distributorët afat 24 orë për ti tërhequr

Çokollatat "Mars” dhe “Snikers" do tërhiqen nga tregu shqiptar.Deklarata ka ardhur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili  ka ndërmarrë një inspektim në terren pas kërkesës së prodhuesit amerikan nga prezenca e mbetjeve plastike në këto produkte.Por pavarësisht kësaj deklarate të AKU-së, shumë prej pikave të shitjes në kryeqytet vijojnë tregtimin e këtyre çokollatave.Ora News ka berë një vëzhgim ku rezulton se çokollatat “Mars” apo “Snikers” që u përkasin datave të skadencës 19 qershor 2016 deri më 8 janar 2017 vijojnë të shiten për konsumatorët shqiptarë.Prodhuesi amerikan i çokollatave “Mars” dhe “Snikers” pas denoncimit për prezencë të produkteve plastike në to, vendosi të tërheqë nga tregu në 55 shtete të gjitha çokollatat deri në një inspektim të dytë./Oranews.tv/