Projektligji i DHTI, Shalsi: Anëtarësimet me detyrim s'garantojnë cilësi në shërbim

Kryetari i Komisionit të Veprimatrive Prodhuese, Eduard Shalsi deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se projektligji i qeverisë për anëtartësimin  me detyrim në dhomën publike të Tregtisë nuk i jep zgjidhje problemeve të biznesit.Sipas deputetit socialist, kjo që të japë rezultatin e kërkuar duhet shoqëruar me rishikimi e ligjit për dhomat e tregtisëisë.Shalsi: Iniciativa e qeverisë është e përgëzueshme. Nga ana tjetër a do të mjaftonte fakti se duke e bërë të detyrueshme anëtarësimin, cilësia e shërbimeve që ofron Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë do të përmirësohej, nuk ka garanci.Çështja duhet të shkojë akoma edhe më tej. Ndoshta do të duhet të ndërhyjmë në ligjin e DHTI akoma edhe më shumë.Shalsi zbuloi se qeveria ka gati paketën e mbështetjes për sektorin e riciklimitShalsi: Pa një indsutri riciklimi të fuqishme nuk mund të kemi një qytet të pastër. Unë besoj se shumë shpjet shqiptarëve do tu prezantohet një pakete për ricikluesit.Si ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, Shalsi dënon aktet e dhunës për parkun e liqenit dhe fton protestuesit e shoqërisë civile t'i drejtohen kryetarit të bashkisë për sqarime mbi këtë projekt.Shalsi: Dua të ndaj hipokritet, një pjesë e atyre që merrnin lopatën dhe bënin sikur kujdeseshin për parkun ndërkohë që për 4 vjet nuk bënë asgjë për parkun dhe disa individëve të tjerë që do të doja të trokisnin në derën e kryetarit të bashkisë.