Opozita bllokon foltoren, vezë top letre në drejtim të Ramës

 Kuvendi i Shqipërisë u kthye në një vatër të nxehtë tensioni mes shumicës dhe opozitës pas rrëzimit në Konferencën e Kryetarëve të kërkesave të demokratëve për të përfshirë një amendament në ligjin e dekriminalizimit si dhe për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për heqjen e mandatit për tre deputetët socialistë. Në këto kushte opozita bllokoi foltoren dhe dekretet e Presidentit për emërimin dhe shkarkimin e dy ministrave kaluan në një situatë të nderë, kur ndaj kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë u hodhën vezë. Përfaqësues të opozitës deklaruan se krimi duhet të largohet nga kuvendi dhe se qëndrimit të tyre do t'i shkojnë deri në fund.Njoftimi i  opozitës së për bllokim të seancës parlamentare, detyroi gardën të rrisë masat e sigurisë duke shtuar kontrollin  fizik  dhe me dedektor të deputeteve për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara.Në të njëtën kohë kur deputetët futeshin në sallë  Konferenca e Kryetarëve  vendosi të mos marrë në shqyrtim kërkesat e Partisë Demokratike, ç'ka detyroi deputetët e djathtë, të bllokojnë punimet normale të kuvendit.Demokratët kërkuan miratimin me procedurë të përshpejtuar të amendamentit të tyre bashkë me aktet nënligjore  për ligjin dekriminalizimit dhe  dërgimin nga ky Kuvend në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për heqjen e mandatit të deputetit për Koço Kokëdhimën, Valentina Leskajn dhe Rakip Sulin.Masat  shtesë dhe kontrollet e  imtësishme  nga Garda e republikës, deputetët demokratë arritën të deportojnë me disa vezë në sallë, bllokuan foltoren dhe qëlluan drejt Kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit.Por ish Kryeministri Sali Berisha tha se qeveria drejtohet nga bandat dhe renditi një listë të gjatë të përfaqësuesve të shumicës që siç tha i po grabisin pasuritë e vendit. Por më shumë se kaq opozita duket e shqetësuar për prezencën e njerëzve të inrkiminuar në kuvend.  Dhe gjendja duket aq serioze sa e detyron Z. Berisha të vërë në diskutim mandatin e tij.Në përfundim të parlamentit, nënkryetari i grupit parlementar socialist Taulant Balla, tha se qëndrimi i opozitës në këto momente ka për qëllim të bllokojë reformën në drejtësi.Deputeti socialist Taulant Balla,  lajmëroi dhe marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të opoizitës që bllokuan kuvendin dhe qëlluan me vezë kryeminsitrin. Dhe në këtë klimë të tensionuar seanca e mbyll me një votim të vështirë të dekreteve të Presidentit për shkarkimin e Ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe emërimin në vend të tij të Arben Ahmetajt si dhe emërimin e Mila Ekonomit në postin e Ministrit  të Ekonomisë.rama goditet me veze rama goditet me veze2rama qellohet me vezegoditja e 3te rama kur qellohet me veze rama duke u qelluar rama qellohet me vezehttps://www.youtube.com/watch?v=TUqiFGbYdKEPër më shumë lexoniPD depoziton në Kuvend dy iniciativat, për dekriminalizimin dhe komisionet hetimoreDekriminalizimi , Erjon Braçe: Pushteti i të paprekshmëve të nisë nga Berisha e BashaArmando Prenga vetëpezullohet nga Kuvendi deri në vendimin e GjykatësTopalli: Më e ndershme Armando Prenga kryeministër, ai është fytyra e qeverisëBalla: Po bllokojnë reformën në drejtësi, ligjet nuk janë si ndërtim pa lejeBlushi: Sot Kuvendi seancë vezësh, Berisha duhet të kishte lënë mandatin me kohëSkenari i opozitës, Berisha lë të hapur dorëzimin e mandatit, por është kundër gazit lotsjellësCfare ndodhi Ora News e ndoqi hap pas hapi13: 10 Goditet me veze kryeministriOpozita qëlloi me vezë drejt kryeministrit Rama dhe kabinetit qeveritar në momentin kur deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Sikurse tregojnë dhe pamjet e sjellura nga Ora News drejt kryeministrit është qëlluar me një top letre fillimisht, më pas është qëlluar me vezë. Kjo e fundit nuk ka prekur kryeministrin por ministren Ermonela Felaj. Hera e tretë kur është qëlluar ka qenë momenti kur kryeministri po largohej. Nuk duket qartë se çfarë është hedhur në drejtim të tij por gjithsesi nuk ka prekur kryeministrin. Kamerat kanë kapur momentin kur kryeministri ëshë përkulur për tiu shmangur goditjes. Gazetari Everest Dedaj informon se drejt kryeministrit është goditur me vezë, top letre e çamçakiz. Edhe pse Garda e Republikës ka ushtruar kontrolle para nisjes së seancës plenare duke bllokuar disa vezë. Një pjesë e deputetëve demokratë kanë mundur ti fusin në sallë. Gjatë seancës deputetë të PD-së kanë mbajtur dhe pankarta ku shkruhej: Jashtë kriminelëtMes kësaj rrëmuje nënkryetarja e Kuvendit hodhi për votim dekretet e Presidentit për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rij. Dekretet u votuan edhe nga deputeti Armando Prenga.13: 09 Votohet dekreti i  presidentit Opozita vijon të mbajë të bllokuar foltoren nderkohe që Valentina Leskaj hodhi për votim dekretin e presidentit. Me 77 vota deputetët miratuan emërimin në detyrë të Ahmetajt dhe me 76 vota emërimin e Ekonomit.  Me 74 vota parlamenti miratoi dekretin e shkarkimit të Shkëlqim Canit nga posti i ministrit të Financave dhe me 77 vota dekretin e shkarkimit të Arben Ahmetajt nga detyra ministrit të Ekonomisë.13:00 Gazetari i Ora News raporton: “Skenari I PD-ës është jo bojkoti por për të mos lejuar asnjë nga deputetë e maxhorancës për të folur për rendin e ditës. Ky vendim u mor pasi demokratët kërkuan përfshirjen me procedurë të përshpejtuar të kërkesave të tyre” Topalli: Leskaj të ikë, në vend të Ramës të ulet Prenga. 5 minuta pushimOra 12: 55 Topalli :Zonjë sot nuk ka seancë plenare. Në këtë parlament nuk mund të futen më kriminelë. Më mirë të ikë kryeministri dhe në vend të rrijë Armando dhe Armandot e tjerë. Nuk është faji i Prengës por i Edi Ramës. Parlament me krim brenda nuk ka Zonjë, e mirë është që ti të ikësh se je në konflikt interesi dhe në vend të Ramës të ulet Prenga.Valentina Leskaj i quajti akuzat e PD si mashtrim për të manipuluar popullin.Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi nis të flasë por deputetët e PD-së i bien tavolinave. Ruçi kërkon 5 minuta pushim.Ora 12: 48: Opozita bllokon foltoren e Kuvendit. Pas deklaratës së kreut të Grupit PD-së Edi Paloka.bllokohet kuvendi PARLAMENTIOra 12: 40  PD: S'do bojkotojmë por bllokojmë KuvendinPD nuk do të bojktojë parlamentin por do të bllokojë parlamentin deri në momentin kur kuvendi të plotësojë kushtet e opozitës. Në emër të grupit PD, kryetari Edi Paloka lexoi deklaratën ndërkohë që ish-kryetarja e Kuvendit tha se sot nuk mund të bëhet seancëDeklarata e plote e Edi Palokes Ora 12: 37 Grupi i PD deklaron se nuk do të bojkotojë seancën: Do qëndrojmë në seancë, por në aksion dhe debate. Ora 12: 18 Shtyhen punimet e parlamentit për disa minuta, PD kërkon mbledhje grupi.Elmazi: Asnje deputet i PD-se nuk ka pasur vezeOra 11: 58 Deputetja Elmazi mohon lajmin se ajo apo deputetë të tjerë të PD-së kanë pasur vezë në çantë dhe tregon një portofol. “Nuk është e vërtetë nuk ka pasur as vezë  por disa para të vogla. Unë nuk vij nga rruga vij nga universiteti” tha ajo në një prononcim për News24Bylykbashi: Vetëpezullimi është nul Ora 11: 52 Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se PD kërkon me ligj të pezullohet ushtrimi  i funksionit për të arrestuarit në flagrancë derisa të marrë vendim gjykata."Nuk kërkojmë asgjë më shumë është ndryshim parimor dhe procedurë e ndjekur nga maxhoranca. Vetëpezullimi është nul nuk ekziston as si kriter ligjor" tha Bylykbashi duke iu referuar rastit të Armando PrengësKonferenca nuk pranon iniciativat e PDOra 11: 38 Konferenca e kryetarëve, nuk pranon asnjë nga iniciativat e PD për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore . Nuk pranohen të miratohen me procedure te përshpejtuar aktet për dekriminaliziminGarda kontroll në hyrje të Parlamentit, deputete te PD kapen me veze Ora 11 15 Deputetët po i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga Garda e Republikës.Burime nga Parlamenti bëjnë të ditur për Ora News se deputeteve të PD, Eleina Qirici. Liljana Elmazi  dhe Bedri Hoxha  iu gjetën vezë gjatë kontrollit në çanta.Ka hipoteza për një skenar të opozitës për të bllokuar seancën parlamentare. [caption id="attachment_685140" align="alignnone" width="640"]kontroll ne kuvend Ne foto: Kontrolli i deputeteve ne Kuvend[/caption][caption id="attachment_685142" align="alignnone" width="640"]kontrolle ne kuvend 1 Kontrolli i deputeteve ne Kuvend sot 25 shkurt 2016[/caption]Per pergatitjen e lajmit u angazhuan gazetaret: Everest Dedaj, Suela Gera, Ermir Xama, Sidorela Nasi. /Oranews.tv/