Rihanna ndez “Brit Awards 2016” me performancën e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2016, 08:52
Kësaj rradhe performanca e Rihannës në prezantimin e këngës më të re, “Work” me ish të dashurin e saj Drake, la me gojë hapur të gjithë pjesëmarrësit.Skena e Londrës shkelqeu sapo këngëtarja nga Barbadosi u shfaq. Pjesa më e nxehtë e kësaj performance, filloi kur Rihanna i bëri lëvizjen “twerk” , ish të dashurit të saj.Fundi i performancës u mbyll me një përqafim me 27-vjeçarin, Drake.Për këngëtaren tashmë nuk ishtë hera e parë qe performonte në skenën e “Brit Awards”. Vite më parë ajo ka kënduar këngë që tashmë janë hite.


