Vritet me dy plumba në një lokal 20-vjeçari, në kërkim dy autorët

Një i ri është vrarë me armë zjarri në oret e para të dites së sotme në Fushë-Milot të Kurbinit, ndërsa ndodhej në një lokal muzike live. Viktima është Ervis Zyba 21-vjeç banues në Fushë Gjormë të Kurbinit.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit, ndërsa policia ka bërë të ditur se ka identifikuar autoret e këtij krimi dhe po punon per kapjen e tyre.Të rinjtë fillimisht janë grindur për rrethana ende të paqarta brenda lokalit që ndodhet pranë supërstrades. Më pas sapo ka dalë nga lokali 21-vjeçari është qëlluar me dy plumba pistolete. Ai nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa autoret janë larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujes, pasi kanë kryer krimin.Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se autorët dhe viktima kanë patur një konflikt të çastit midis tyre, sherr i cili më pas vijoj në ambientet e jashtme të lokalit ku mbeti i vrarë 21-vjeçari Ervis Zyba. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e plota që solli edhe konfliktin mes të rinjve që u pasua me pas me vrasjen e 21-vjeçarit. Burime nga grupi hetimor i cili është nfritur për ngjarjen bëjnë të ditur se shkak ka qenë edhe konsumi i tepert i alkolit si nga viktima ashtu edhe nga autoret.Ndërkaq është ndaluar edhe pronari i lokalit ku ndodhi krimi pasi aktiviteti dyshohej së zhvillohej pa liçense duke detyruar Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Policisë në Lezhë të nisë edhe hetime në lidhje me rastin në fjalë.Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar autoret e ngjarjes, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për arsye hetimit. Ata jajnë shpallur në kërkim, ndërsa postoblloqet e ngritura nga policia menjëhere pas ngjarjes nuk kanë bërë të mundur ende kapjen e tyre./Oranews.tv/