Taksa për hapësirën publike, biznesi i vogël ankimim në Gjykatën Administrative
Biznesi i vogël protestoi sërish para Bashkisë së Tiranës kundër taksave të reja parashikuar në paketën fiskale qe u miratua në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak. Biznesi i ka kërkuar këshillit të anulojë vendimin pasi taksat e rritura po dëmtojnë aktivitetin e tyre ekonomik ndërsa njoftuan se do ta dërgojnë në gjykatën administrative. Ndërsa bashkia sqaroi se taksa e hapësirës publike është rritur që bizneset të mos i zaptojnë ato.Tirane- Përfaqësues të biznesit te vogël protestuan për të dytën herë brenda disa diteve para Bashkisë së Tiranës për të kundërshuar taksat e reja të Bashkisë së Tiranës. Ata bënë thirrje për refuzim të pagesave të taksave me argumentin se ky sektor po shkon drejt falimentimit.Protestuesit: Sot nga 200 mijë e ka bërë 2 milionë. Na premtoi por na falimentoi. Kjo është tradhëti. Po ngelemi pa punë"ParalajmerimiBiznesi i kërkoi Këshillit Bashkiak dhe kryetarit të Bashkisë të anulojnë vendimin e miratuar më 30 dhjetor 2015 dhe paralajmëron se çështjen do e ndjekin në gjykatën administrative.Protestuesit: "Më shumë po paguajmë më shumë hapësirë publike sesa qira. Ne do ta çojmë në Gjykatën Adminsitrative"Nikollaq Neranxi: Në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe tregut të Shqipërisë dua t’ju them që mos u dorëzoni, se jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona të cilat na i jep Kushtetuta e Shqipërisë.Kjo Kushtetutë për të cilën politikanët tanë erdhën dhe na kërkuan votën, morën pushtetin dhe na kthyen shpinën. Ne padyshim që do i ndjekim rregullat dhe të gjitha ligjet e këtij vendi, të gjitha rregullat administrative. Këto taksa që quhen “supergjoba” të pushtetit vendor ligji e lejon që ne ta çojmë në Gjykatë Administrative, ne do ta çojmë në Gjykatë Administrative dhe do ta fitojmë.Pronari i një biznesi: Paketa fiskale do të thotë një rrënim, emigrim i gjithë biznesit shqiptar drejt emigracionit, një dalje në rrugë e gjithë biznesit që ne nuk do ta lejojmë në asnjë mënyrë. Këtu jemi të gjithë biznesmenë baresh, restorantesh. Janë me mijëra të papunë që do të dalin nesër nëse kjo taksë do të qëndrojë. Në pamundësi për të paguar taksat të gjitha bizneset do të mbyllen dhe sot të gjitha bizneset janë mbyllur. Tek Drejtoria e Tiranës dhe Piaca të gjitha lokalet janë të mbyllura, të cilat kanë një etiketim: Jemi në protestë, bari është i mbyllur.Mund ta verifikoni që këtu ka vetëm biznesmenë. Nuk duam të ndërhyjnë forcat politike, këtu nuk ka njerëz me ngjyrë, ka vetëm biznesmenë.Taksa është dhjetëfishuar për metër katrorë në muaj.Për zhvillimin e protestës ishte marrë leje pranë komisariatit nr 1, por gjatë tubimit dhjetra makina që lëvizën përgjatë qendrës u bllokuan në trafk derisa policia devijoi lëvizjen.PD: Të ulen me 30 përqind taksat, të hiqet taksa anti-kushtetuese e arsimitKëshilltarët e djathtë të Bashkisë së Tiranës mbështetën qëndrimin e biznesve dhe i dorëzuan Këshillit Bashkiak propozimet e tyre për ulje të taksave me 30%. Leonard Olli: Është një kërkesë e fokusuar në minimizimin e taksave në 30%, që janë taksa që kanë të bëjnë me tabelën, taksa e ndërtesës, taksa për qëllime biznesi. Por njëkohësisht sikundër është dhe më e rëndësishme është heqja e taksës për infrastrukturën arsimore sepse është antikushtetuese. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh tarifat e çmendura që për fat të keq janë autoritet i Bashkisë Tiranë, të cilat i kanë gjunjëzuar komplet bizneset ne kemi kërkuar rikthimin e tyre në nivelet e mëparshme dhe heqjen e tarifës së liçensimit që sërisht është një tarifë abuzive. Janë kërkesa që besojmë se duhet të gjejnë mbështetjen e të gjithë këshilltarëve, pavarsisht ngjyrimit politik. Taksa e zënies së hapësirave publike nga 150 lekë në muaj është rritur në 1500 lekë në muaj për m2. Taksa e tabelës është zeruar për sipërfaqen 2 m dhe taksohet si reklamë 45.000 lekë në vit.Bashkia e Tiranës argumentoi se taksa e hapësirës publike është rritur që bizneset të mos zaptojnë vende publike që u takojnë qytetarëve. Në protestë u mbështetën edhe nga aktivistë të Nismës Thurje.Besjan Pesha: Ka patur një vendim me datën 30 dhjetor nga këshilli bashkiak, ndër të tjera në paketën fiskale parashikonbte edhe dhjetëfishimin e taksës për hapësirat publike. Nuk kemi të bëjmë me zënien e trotuareve siç përpiqet Bashkia ta anatemojë në media, por kemi të bëjmë me atë taksë që përdorin hapësirë publike dhe kanë rënë dakort me Bashkinë e Tiranës ti përdorin për qëllimet e biznesit të tij.Dhjetëfishimi i taksës i çon automatikisht këto biznese në falimentim. Nga një studim që kemi bërë i bie që rreth 80 mijë persona të preken direkt apo indirekt, të ngelen pa punë dhe pa ushqime për familjet e tyre. Sot jemi pikërisht për këtë gjë, që ti kërkojmë Këshillit Bashkiak, kryetarit të Bashkisë të anullojë këtë vendim.
[caption id="attachment_683498" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protestuesit e biznesit te vogel[/caption]