Komuna e Prishtinës i jep opozitës sheshet për tenda, Haradinaj: Nesër nisin protestat
Kreu i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se protesta e opozitës, fillon që nga nesër dhe do të kulmojë më 27 shkurt.Ai shpreson se mos zgjedhja e Thaçit president është zgjidhja e krizës në vend.Prandaj, kreu i AAK-së është i sigurtë se vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme.“Ne mendojmë se është më mirë të shkojmë në zgjedhje para zgjedhjes së presidentit të vendit”, tha lideri i AAK-së për TV Rrokum.Haradinaj thotë se ka mundësi të mëdha që në zgjedhjet e ardhshme, tri partitë e bllokut opozitar të shkojnë me një listë të përbashkët.Mirëpo se a ka me qenë Haradinaj, kandidati për Kryeministër i kësaj liste, ai përgjigjet kështu.“Nuk është me rëndësi kjo. Me rëndësi është të ndodhë ndryshimi në vend”, tha Haradinaj.Për protestat, Komuna e Prishtinës, e cila qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje, ia ka dhënë opozitës në afat të papërcaktuar sheshin "Ibrahim Rugova" dhe sheshin "Skënderbeu".Përmes një vendimi të nënshkruar sot nga nënkryetari Dardan Sejdiu, të cilin e ka siguruar Republika.info, Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës ia ka lejuar ngritjen e tre e më shumë tendave për aktivitete politike, përkatësisht për protestë në këto dy sheshe.Vendosja e tendave pritet të bëhet në çdo moment.Nga burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje, Republika.info mëson se opozita ka planifikuar t’i vendos gjithsej gjashtë tenda në këto dy sheshe të Prishtinës.