Banda e Manchesterit, 20 shqiptarë shpërndanin kokainë me linjë telefonike

20 shqiptarë akuzohen si anëtarë të një bande kriminale në Manchester të Britanisë dhe janë arrestuar në kuadër të një operacioni të gjërë të ndërmarrë nga policia britanike.Shqiptarët akuzohen se janë anëtarë të një bande që merrej me trafik droge dhe se me shitjen e kokainës së cilësisë së lartë kishte arritur të fitonte rreth 250 mijë stërlina.Operacioni u kodua “Cortez” dhe grupi shpërndante drogën në lokale luksoze të natës.Policia beson se shqiptarët që merreshin me shitjen e drogës vinin nga Shqipëria duke përdorur pasaporta false italiane dhe greke dhe jetonin në periferi të qytetit.Ata ofronin kokainë personave në rrugë ose në bar, gjithashtu kishin krijuar një linjë telefonike për shpërndarjen e drogës që funksiononte 24 orë në 7 ditë, dhe për profesionalizmin e funksionimit të saj ka habitur detektivët” shkruan Mirror.Mevlan Gjeta, 33 vjeç mendonet se është kapoja e bandës. Në banesën e tij është gjetur një kg kokainë si dhe 55 mijë stërlina. Ai është dënuar me 8 vjet burg për shpërndarje kokaine dhe pasuri të vendosura në mënyrë kriminalePolicia beson se ata bashkëpunonin me banda në Manchester megjithatë kishin siguruar dhe armatime në raste konfliktiOperacioni arriti kulmin në shkurt të 2015, kur u ushtruan kontrolle në 17 banesa në veri dhe në jug të Manchester. 24 persona janë arrestuar për drogë, trafik klandestinës, armëmbajtje pa leje dhe dokumente të falsifikuara. Gjithashtu u sekuestruan dhe 130 mijë stërlina. Detajet e operacionit u zbuluan pasi u arrit në gjurmët e anëtarit të fundit të bandës.Në banesën e Gentjan Baros u sekuestrua dhe një pistoletë dhe disa municione.CCTV jep momentet kur njëri prej shpërndarësve të drogës arrestohet sapo del nga një lokal nate.Sipas detektivit Alex Mulhal, cilësia e kokainës kishte një pastërti prej 60-80 për qind . “Një gram kokainë shitej për 100 stërlina, gjysëm grami 50 stërlina. Shpërndarësit e drogës ishin shumë të sjellshëm ndërsa kokaina që shitej ishte e një cilësie shumë të lartë. Ata mbërrinin në destinacion dhe në këmbë. Ishte sfidë për ne pasi ishin emigrantë ilegalë. Nuk denim asgjë për ta, as emra as adresat as ditëlindjet” thotë Mulhal cituar nga mirror. Ndërsa për operacionin u përdorën dhe agjentët e infiltruar.Policia është në kërkim të tre personave që janë pjesë e bandës.Të arrestuarit janëMevlan Gjeta I dënuar me 8 vjet burgHolly Broën , 21 dënimi u pezulluaEllis Rrukay , 30 vjeç I dënuar me 32 muaj burgEmir Ceka , 30 vjeç I dënuar me 5 vjet burgThanas Troka , 38 vjeç , I dënuar me 3 vjet e 9 muaj burgVilson Jacaj , 26 vjeç I dënuar me 4 vjet burgEric Jacaj , 30 vjeç I dënuar me 5 vjet burgNehat Elshani , 38 vjeç I dënuar me 4 vjet burgElton Kalemi , 24, vjeç I dënuar me 4 vjet burgNailr Piri – i njohur si Danielo Boni, 25 vjeç I dënuar me 2.5 vjet burgClirim Malecaj , 33 vjeç I dënuar me 6 vjet burgArkadiusz Jakubiec , 34 vjeç I dënuar me 4 vjet burgKamila Jakubiec , 30 vjeç I dënuar me 9 muaj burgSchembi Doci, 27 vjeç I dënuar me 5.5 vjet burgMuhamed Gazided , 21 vjeç I dënuar me 4 vjet burgEmiljan Cutaj, 35 vjeç u dënuar me 3 vjet bugEdvin Dervishi, 32 vjeç I dënuar me 3. 8 vjet burgHakuran Curaj , 22 vjeç I dënuar me 2. 5 vjet burgOrion Pira , 20 vjeç I dënuar me 3 vjet burgGentjan Baro , 27 vjeç I dënuar me 7 vjet burgimages (3)Twenty-Albanian-gangsters (3) - CopyTwenty-Albanian-gangsters (1) - CopyTwenty-Albanian-gangsters (2) - Copy