Përkujtohet Dede Ahmet Myftari, Kryegjyshata vlerëson Ora News për bashkëpunimin
Kryegjyshata Botërore e Bektashizmit ka përkujtuar 100 vjetorin e lindjes së ish-kryegjyshit Dede Ahmet Myftar Ahmataj. Pranë Kryegjyshatës në Tiranë u mbajt një ceremoni e veçantë kushtuar klerikut, atdhetarit dhe dijetarit i cili jetën e veprën e tij ia kushtoi vendit dhe fjalës së Zotit. Në këtë ditë të veçantë, Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj shprehu mirënjohje e vlerësim për bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e Kryegjyshatës Botërore në veprimtarinë e saj.Komuniteti Bektashinj përkujtoi 100 vjetorin e lindjes së Kryegjyshit Botëror Bektashian në vitet 1948-1958, Dede Ahmet Myftar Ahmataj.Përfaqësues nga politika, trupi diplomatik, bisnesi, media, kultura, etj, u bënë bashkë në selinë e Kryegjyshatës ku u njohën me jetën dhe veprën e kryegjyshit botëror.I lindur në Brataj të Vlorës, në 22 shkurt 1916, Dede Ahmet Myftari luajti një rol të rëndësishëm në përcjelljen e frymës së mirë, në një kohë të egër siç ishte ajo e diktaturës komuniste deri sa ndërroi jetë në vitin 1980.Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kujton me vlerësim kontributin e Dede Ahmet Myftarit.Haxhi Dede Edmond Brahimaj: Mendimi i tij i thellë dhe i zgjuar, veprimi i tij energjik dhe i matur të ndërthurur sëbashku gjetën shprehjen e tyre më të pëlqyer në figurën e Dede Ahmet Myftarit. Dhe ne dërvishët baballarë që jemi sot do të mundohemi që veprën e tyre ta mbajmë të gjallë me punën dhe veprën tonë.Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj vlerësoi RTV Ora News për hapësirën e krijuar dhe mbështetjen ndaj Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, duke falenderuar Presidentin e saj z. Ylli Ndroqi.Haxhi Dede Edmond Brahimaj: Dhe kemi një mik të veçantë i cili punon për komunitetet fetare, Televizionin e Ylli Ndroqit i cili gjithmonë na mbështet në veprimtaritë tona, qofsh dritë dhe mirë se të na vish të marrësh një pëshqesh.Kryegjyshata shprehu mirënjohje edhe për familjet që strehuan Baba Ahmetin gjatë jetës së tij dhe personalitete të tjera.