Mazniku: Kallzim penal për gardhin, gjobë administrative për dëmet në Bashki
Bashkia e Tiranës do të bëjë kallzim penal ndaj protestuesve që prishën gardhin rrethues të parkut të lojërave për fëmijë tek Liqeni Artificial.Ky fakt u bë me dije nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku në studion e emisionit “Tonight Ilva Tare”.Po kështu nga ana e Bashkisë do të ketë edhe një një gjobë administrative për dëmtimet që janë kryer në godinën e këtij institucioni gjatë protestës.Sakaq Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji, tha Partia Demokratike mbetet e vendosur për të mos lejuar asnjë lloj ndërtimi në Liqenin Artificial, e vetmja zonë e mbrojtur e Tiranës.Debati në studioTare: Çfarë do bëni pas ditës së sotme, pas padisë që keni ngitur në Prokurori?Salianji: Është e qartë fare se Partia Demokratike do të jetë në krah të qytetarëve dhe nuk do të lejojë që të vetmen zonë të mbrojtur të Tiranës, të vetmin park që ka Tirana, të vetmen mushkëri që i ka mbetur Tiranës për fat të keq nga shkatërrimi i qeverisjes disa vjeçare të Ramës, aty nuk do të lejohet ndërtim.Aty është ndërtim, është me beton, është në shkelje të ligjit për më tepër. Ka mundësi të tjera ku mund të ketë parqe për fëmijë.Tare: Po nëse Prokuroria nuk shikon shkelje ligji?Salianji: Nuk ecet me nëse në politikë. Ecet me dokumenta dhe me shkresë.I vetmi dokument dhe e vetmja shkresë që nxori nënkryetari i Bashkisë gjatë gjithë emisionit ishte dokumenti strategjik i Sazan Gurit, i cili ishte vlerësim mjedisor, nuk nxori asnjë shkresë tjetër.Mazniku: Edhe vendimin e KKT edhe projektin.Salianji: Po jua përsëris edhe njëherë qëllimin final për të cilin bëhet ndërhyrja në parkun e liqenit.Është vendimi numër 11 datë 16.02.2015 i KKT me firmë të Edi Ramës i cili shënon se zonat anash korpusit do të jenë për ndërtime.Ndryshon destinacioni i parkut këtu që më pas të jepen ndërtime dhe të bëhen pallate. Të njëjtën metodë që ka ndjekur Kryebashkiaku. Nuk ka për tu lejuar as sot dhe as nesër dhe as një ditë tjetër të ndërtohet në parkun e liqenit. Ne do të jemi aty bashkë me qytetarët dhe siç e rrethuam sot Bashkinë e Tiranës, e njëjta situatë do të ndodhë çdo ditë tjetër sa herë të tentohet të preket parku i liqenit.Mazniku: Do ta shikojmë nesër se kush do të shkojë në Prokurori. Nesër ka një gjobë administrative për dëmtimet që janë kryer në Bashki dhe ka një kallzim penal për dëmin publik që është kryer, për secilin prej personave të cilët kanë kryer dëm publik nga deputetë, ke anëtarë të këshillit bashkiakë, ke individë të thjeshtë, të cilët kanë thyer pronën publike. Për këtë ka kallzim penal nesër me fakte, me individë, persona, fotografi, me imazh, me vlerësim dëmi.Shko në Prokurori nesër. Secili prej njerëzve, të gjithë.