Vuante nga një sëmundje e rëndë, vetëhidhet nga kati i katërt i Sanatoriumit

Vetëhidhet nga kati i katërt i spitalit pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ngjarja dramatike ndodhi sot në spitalin e Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi”. 64 vjeçari i identifikuar me inicialet Sh. K ka qenë i shtruar në spital.“Pak çaste para se të vetë hidhej nga lartësia, i ka kërkuar vajzës së tij t'i marrë diçka në dyqan dhe sapo ajo është larguar nga dhoma e spitalit, Sh. K. është vetë hedhur” informon policia e Tiranës.64 vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme ndërkohë grupi hetimor ka kryer veprimet hetimore./Oranews.tv/