Pacolli: Isa Mustafa organizoi çdo gjë që unë të tërhiqem nga posti i Presidentit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2016, 07:46
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka kujtuar ditën kur është zgjedhë President.
Në kujtimin e tij, një vend të rëndësishëm po zë Isa Mustafa, atë kohë në opozitë, sot kryeministër i Kosovës. Përmes një shkrimi në facebook, Pacolli ka thënë se Isa Mustafa ka qenë ai që ka organizuar çdo gjë për të mos e lënë Pacollin president.
“Sot, pesë vjet më vonë, ne presim një president të ri qe mbështetët fuqishëm nga LDK që e njëjta parti, e ,( siç thonin, për shkak të "parimeve") bëri të mundur që unë të tërhiqem. Isa Mustafa me thoshte se po e bëjnë deputetët e mi e jo unë, por më vonë e kam kuptuar se Isa Mustafa ishte ai që kishte organizuar çdo gjë në këtë çështje, ashtu si ja kishte bërë të tjerëve”, ka shkruar Pacolli.Tutje, Pacolli ka folur për postin e kryetarit të shtetit, për të cilin ka thënë se është prestigj dhe përgjegjësi.Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:“Sonte, para 5 viteve..!Sot bëhen saktësisht pesë vjet që kur u zgjodha President i Kosovës.Një ditë e rëndësishme për mua. Unë isha vetëm disa ditë, por atë që kam arritur të bëjë në ato ditë, është ajo që ka rëndësi për mua.Unë e kam dashtë punën time dhe kam vepruar vetëm për interes të vendit dhe popullit tim.Sot, pesë vjet më vonë, ne presim një president të ri qe mbështetët fuqishëm nga LDK që e njëjta parti, e ,( siç thonin, për shkak të "parimeve") bëri të mundur që unë të tërhiqem.Isa Mustafa me thoshte se po e bëjnë deputetët e mi e jo unë, por më vonë e kam kuptuar se Isa Mustafa ishte ai që kishte organizuar çdo gjë në këtë çështje, ashtu si ja kishte bërë të tjerëve.Çfarë do të thotë të jesh President i një shteti, sigurisht që jo vetëm prestigj, por edhe përgjegjësi! Unë zgjodha përgjegjësinë dhe punën para prestigjit. Unë zgjodha Kosovën para vetës.Jam krenar që kurrë nuk i kushtova asgjë Kosovës, popullit tim, me buxhetin më të varfër në Evropë.Nuk i kushtova vetëm financiarisht, por edhe politikisht, por për Kosovën unë sakrifikova shumëçka nga vetja ime.Pesë vite më vonë, unë jam i lumtur, asgjë nuk më mungon por në të njëjtën kohë jam shumë i dëshpëruar dhe hidhëruar duke parë si vendi dhe populli im vuan për shkak të një qeverie që e mban Kosovën dhe popullin në një situat pothuaj se mjerimi”, ka shkruar Pacolli./KosovaPress/.