Kurti në gjykatë me polici, deputetët e opozitës kundërshtojnë aktakuzat

Deputetët e opozitës Albin Kurti, Faton Topalli, Donika Dakaj - Bujupi dhe Albulena Haxhiu sot janë paraqitur pranë Gjykatës Themelorë në Prishtinë, në seancën e shqyrtimit të dytë për aktakuzën në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.Gjatë seancës deputeti Vetëvendosjes Albin Kurti tha se kundërshton këtë aktakuzë duke i konsideruar organet e sigurisë dhe drejtësisë hallka të "Zajednicës".Ndërsa e akuzuara tjetër Albulena Haxhiu nuk shtoi asgjë më shumë përveç se u pajtua me ato çka tha Kurti.Ndërkaq, Dinika Kadaj -Bujupi tha se veprimet e tyre është mbrojtur kushtetuta."Ne nuk mund të pretendonim se nuk po shohim kur shkelët akti më lartë juridik i vendit. Ne bëmë detyrën tonë, mbrojtëm kushtetutën. Kjo u konfirmua me vendimin e kushtetutës dhe konfirmon se nuk kemi qenë në konflikt me ligjin por me dy marrëveshjet politike. Demokracia ka rregulla dhe parime dhe nuk është palaço të vallëzoj sipas kërkesave ditore politike", tha Kadaj – Bujupi.Avokati i Faton Topalli, Haxhi Mullaku kërkoi që kjo aktakuzë të hidhet poshtë."Pa një ekspertizë nuk mund të bëhet aktakuzë e tillë. Pse askush nga sigurimi dhe kuvendarët e tjerë në kuvend nuk pësoj. Luteni të i shikoni dispozitat ligjore mbi institutet se çka konsiderohen mjete të rrezikshme sipas ligjit. Për hir të vërtetës se nuk ka alternativ, pushone. Sepse drejtësia dhe e vërteta nuk ka alternativë dhe emër mbiemër dhe nuk lejon anshmëri. Të hidhet kjo aktakuzë dhe të mbyllet procesi dhe të lejohen njerëzit ti kryejnë detyrat e tyre”, tha Mullaku.Ndërsa vet Topalli tha se për të njëjtën vepër qytetarët tjerë dënohen me gjobë ndërsa deputetët me masa tjera."Nëse shohim procesin dhe ana politike, gjykata kushtetuese me vendimin e saj i jep të drejtë angazhimit tonë si opozitë në kuvend. Në këtë gjyq është zhvilluar një proces gjyqësor të cilin një qytetarë i Kosovës për të njëjtin veprim është dënuar me 400 euro gjobë ,derisa deputetët e opozitës dërgohen në paraburgim dhe merren masa të tjera", tha Topalli.Seanca përfundoi dhe pritet që tani të caktohet një seancë gjyqësore tjetër./KosovaPress/

100200300largea_foto-71456216364