Reforma në drejtësi, Gjermania kërkon konsensusin e të gjitha palëve

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaron nga Gjermania se Reforma në Drejtësi ka nevojë për mbështetjen dhe mendësinë gjermane.Gjatë takimeve që zhvilloi me homologun e tij  Heiko Maas dhe Sekretarin Parlamentar për Drejtësinë, Christian Lange, Manjani ka theksuar se ligjet procedurale do të hartohen sipas modelit gjerman.Manjani:Sigurisht që jemi në mes të reformës në drejtësi dhe mbështetja që kam marrë nga Ministria e Drejtësisë së Gjermanisë ishte e jashtëzakonshme. Insistuam që ashtu siç shqiptarët besojnë tek makinat dhe produktet gjermane, të vendosim motorin e duhur reformës në drejtësi, motorin gjerman me qëllim që të rrisim konfidencën, të rrisim besimin e qytetarëve gjermanë tek reforma në drejtësi. Mbështetja nga Gjermania është e jashtëzakonshme dhe unë për këtë jam shumë i kënaqur që sot gjendem këtu dhe mora këtë mbështetje. Programi EURALISUS ka bërë një punë të jashtëzakonshme në reformën në drejtësi. Tani është momenti që të mendojmë për zbatimin, për zbatimin e një kulture gjermane.Sekretari Parlamentar për Drejtësinë, Christian Lange, nënvizoi se kjo reformë duhet të realizohet me konsensusin politik të të gjitha partive.Lange: Unë e kam theksuar shumë në veçanti, që kjo reformë duhet të përkrahet me konsensusin politik të të gjitha partive. Eksperienca tregon, që secili mund të shkojë një herë në opozitë dhe secili mund të shkojë një herë në qeveri, prandaj është konsensusi shumë i rëndësishëm dhe jo raportet aktuale të shumicës. Së dyti, kemi theksuar në veçanti edhe një herë luftën e korrupsionit, e cila duhet çuar në rrugën e duhur, jo vetëm në faqen e ligjit, por edhe në luftën konkrete në praktike.Për Reformën në Drejtësi priten konkluzionet përfundimtare të Komisionit të Venecias, që pritet të publikohen më 12 mars.