Elbasani për herë të parë me një shtëpi për të moshuarit, investim kuvajtian

Edhe Elbasani do të ketë një strehë të posaçme për të moshuarit. Falë një investimi të shetit të Kuvajtit prej 16 milionë lekësh është bërë e mundur hapja e azilit për moshën e tretë, me kapacitet fillestar 27 shtretër.Për herë të parë në qytetin e Elbasan është hapur një shtëpi për të moshuarit.Investim 16 milionë lekë i shtetit të Kuvajtit, azili me kapacitet 27 shtretër si fillim, është vizituar nga Ambasadori i Kuvajtit Fayez Al-Jassim.Diplomati Fayez Al-Jassim shprehu interes për të investuar në sektorë të ndryshëm gjatë vizitës që bëri në Bashkinë e Elbasanit.Qazim Sejdini: Duhet ti dorëzoj projektet për Bashkinë e re të Elbasanit, projekte në zhvillimin e turizmit, industrisë, bujqësisë, pyjeve, projekte të cilat do të konkretizohen me investime.Al-Jassim: Kuvajti ka investuar shumë, sidomos në qytetin e Elbasanit, ku ne hapim sot azilin e të moshuarve. Me kryetarin e Bashkisë Elbasan, ramë dakord për projektet e ardhshme, ndaj dua të ftoj investitorët kuvajtjanë te investojnë në industri dhe bujqësi. Elbasani ka të gjitha potencialet për të pasur më shumë zhvillim në të ardhmen.Diplomati kuvajtian mbylli takimet në Elbasan, me një vizitë në ambientet e radios islame.