Dibranët protestë kundër HEC-eve Katund i Ri dhe Skavicë: Të pyetet sovrani
Dhjetëra banorë të luginës së Drinit të Zi u mblodhën në qendër të Maqellarës, për të kundërshtuar ndërtimin e Hidrocentraleve të Katundit të i dhe Skavicës mbi këtë lumë.Nazmi Drizi: Është fatkeqësi për ne dibranët, nuk jemi antishqiptar, as nuk jemi kundër ndërtimit të Hidrocentralit dhe përparimit të vendit, por duhet të jetë sovrani ai që të pyetet.Sadin Përnezha: Për me e mbrojt këtë vatan që amanet të parët na e kanë lënë, kush të na e prekë do të vdesim tanë!Nazmi Skepi: Nga përmbytja e Skavicës, prishja totale e sistemit ekologjik, ndotja e ambjentit totalisht, humbja e pronave brez pas brezi, prona është e shenjtë.Banorët thanë se Qeveria po manipulon projektin e Katundit të Ri, pas të cilit sipas tyre, qëndron edhe ai i Skavicës.Hysen Uka: Të mblidhemi të gjithë dhe të detyrojmë qeverinë që të ulet me ne dhe të marrë një vendim në interes tonin dhe interes kombëtar.Murat Koltraka: I keni ndjek në media, zyrtarë të lartë të Ministrive që drejtojnë vendin sot e kanë pohuar se është Skavica dhe është Skavica njëkohësisht me Katundin e Ri.Protestuesit kërkuan të bëhet transparencë me projektet ku të saktësohen humbjet dhe përfitimet nga ndërtimi i këtyre Hidrocentraleve.