Shkarkohet kreu i UKT-së, emërohet Redi Molla

Shkarkohet nga detyra kreu i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë Neritan Gjojdeshi.Bashkia e Tiranës në një komunikatë për mediat, bën me dije se Bordi i Asamblesë së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, me aksionerë Bashkinë e Tiranës, Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës, zhvilloi sot një mbledhje emergjente për të verifikuar dhe diskutuar në detaje të gjithë situatën problematike të krijuar ditët e fundit, pas shqetësimeve dhe reagimeve të shumta të qytetarëve lidhur me mbifaturimin e ujit të pijshëm.Në mbledhje u vendos ngritja e një Komisioni të Posaçëm, i cili do të shqyrtojë me përparësi të gjitha rastet e mbifaturimeve të ujit të pijshëm në të katër zonat ku janë hasur problemet, si dhe gjithë situatën e performancës së UKT-së në këto pesë muaj.Asambleja vendosi të lirojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës, Neritan Gjojdeshi dhe ka emëruar në këtë detyrë z. Redi Molla, i cili ka drejtuar më parë Drejtorinë e Përgjithshme të Punëtorëve të Qytetit Nr. 2 Tiranë.Ky vendim vjen pas protestës së banorëve në zonën e Kombinantit, kundër mbifaturimeve për ujin e pijshëm për muajin janar të 2016.[caption id="attachment_683270" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Neritan Gjojdeshi, kreu i UKT i shkarkuar Ne foto: Neritan Gjojdeshi, kreu i UKT i shkarkuar[/caption][caption id="attachment_683263" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Redi Molla, kreu i ri i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë Ne foto: Redi Molla, kreu i ri i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë[/caption]