Nishani dekreton emërimet e Ahmetaj dhe Ekonomi, një ditë para afatit kushtetues
Presidenti i Repbulikës, Bujar Nishani ka hedhur firmën e tij në dekretin e emërimit të Arben Ahmetajt, në krye të Financave dhe Milva Ekonomit, në ministrinë e Ekonomisë. Nishani u shpreh me dekret, edhe pse Kuvendi nuk ka shkarkuar ende ministrat Cani dhe Amhetaj, sikurse kishte kërkuar kreu i shtetit, në qendrimet zyrtare, dhe në kërkesën me të njëjtin objekt që i dërgoi për intepretim Gjykatës Kushtetuese, po te hënen paradite, 22 shkurt 2016.Tirane- Vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetutes 7 ditor, presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi emërimin e Arben Ahmetajt në krye të Ministrisë së Financave dhe Milva Ekonomit në krye të Ekonomisë edhe pse dekretet e shkarkimit nuk jane votuar nga Kuvendi, siç kerkonte kryetari i shtetit, kur mbajti peng këtë proces prej një jave.Për këtë arsye dy ditë më parë, kreu i shtetit iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, për të interpretuar nenin 98, pika 1 të Kushtetutës, mbi shpalljen e dekreteve për ndryshimet në qeveri për të marrë intereptim prej saj, nëse kuvendi duhet të votojë fillimisht shkarkimin e ministrave për ti hapur rrugë presiendetit për emërimin apo dekretimin e tyre njëkohësisht.Tashmë vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje do të jetë thjesht një çështje kurioziteti për momentin ndërsa duket se do të shërbeje në të ardhmen për raste të tilla të ngjashme dekretimi.Por, pak para se sa kreu i shtetit, të dekretonte ministrat e rinj, një qëndrim i prerë kishte ardhur nga LSI.Spartak Braho: Realisht ky vendim është interpretuar në vitin 2002, ajo që presim e që është pjesë e një loje politike dhe që duket si lojë shahu, ashtu si edhe në shah ka një kohë të caktuar dhe koha mbaron nesër. Që do të thotë, nesër Presidenti i Republikës është i detyruar të dekretojë, nëse do të ketë veprime të tjera, thashë është pjesë e lojës politike dhe aspak të mbështetura në Kushtetutë dhe në ligj.I pyetur nga Ora News, nëse edhe LSI ndante që njëjtin qëndrim që PS kishte shprehur për shkarkimin e presidentit nëse nuk dekretonte ministrat brenda afatit, ai shmangu ultimatumet.Spartak Braho: Unë mendoj që nuk do të ketë lëvizje të tjera të Presidentit, mendoj që duhet t’i sjellë... Z. Braho, a jeni dakord me atë çfarë ka propozuar znj. Ermonela Felaj, se në rast se nuk respektohet Kushtetuta duhet të ndërmerret nisma për shkarkimi i Presidenti të republikës? Është një retorikë juridiko-politike që nuk i vlen kësaj situate.Tashme drekretet janë në dorën e Kuvendit, i cili mund të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar.
/Oranews.tv/