Zgjedhjet në PS, Lezha dhe Dibra zgjedhin kandidatët e Kongresit të PS

Partia Socialiste po zhvillon një nga proçeset me të rëndësishme të saj, zgjedhjen e delegatëve të Kongresit, përmes parimit një anëtar një votë. Proçesi ka vijuar me zgjedhjen e 34 delegatëve gjithsej në dy qarqe, në Lezhë dhe Dibër.Mbi 3 mijë anëtarë të PS kanë votuar këtë fundjavë në Dibër e Lezhë për zgjedhjen e 34 delegatëve gjithsej për të dy qarqet.Në Lezhë votimi që vëzhgua nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli nisi rreth orës 10:00 të së shtunës.Kodheli tha se Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka përcaktuar saktësisht çfarë do të ndodhë në Kongres.Kodheli: Ju siguroj qe ne jemi një parti fryma e së cilës ka qënë një frymë liberale në respekt të librave tonë të shenjtë që janë statuti dhe gjithë rregulloret që e përcaktojnë këtë gjë. Ne kemi marrë një vendim në Asamblenë Kombëtare dhe i mbetemi atij vendimi, sipas të cilit Kongresi do të vendosë lidhur me të gjitha ndryshimet që do të mundësojnë përmirsimin e të gjithë dokumentacionit apo rregullave që vënë në kornizë mirëfunksionimin e një partisë të madhe siç është PS.Në qarkun e Dibrës votuan 1603 anëtarë të PS për 16 delegatë, të cilët do të votojnë për kryetarin e ri të socialistëve në Kongresin e 19 marsit.