Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare shkrimtari Umberto Eco
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2016, 07:39
Kultura italiane ndodhet në zi, pasi humbi një prej shkrimtarëve më të njohur të kohërave bashkëkohore, Umberto Eco.Shkrimtari dhe filizofi Italian u nda nga jeta të premten vonë në banesën e tij, ndërsa lajmin për humbjen e tij e dhanë familjarët, shkruajnë mediat italiane.Umberto Eco njihet nga lexuesit ndërkombëtarë me romanin “Emri i trëndafilit”Umberto Eco ishte një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare. Librat e tij janë të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe.Eco ishte gjithashtu president i Universitetit të Bolonjës dhe person nderi në Universitetin e Oksfordit. Ai ka shkruar tekste akademike, libra për fëmije dhe shumë ese.