Cameron: Marrëveshja me BE-në i jep status të veçantë Mbretërisë së Bashkuar
Pas muajsh të tërë të mbushur me negociata, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian kanë arritur më në fund një marrëveshje në samitin e liderve rreth çështjes Brexit. Pas akordit të arritur, Kryeminsitri David Cameron u prononcua për mediat ku theksoi se kishte arritur një akord me përfaqësuesit e BE-së, sipas të cilës vendi i tij do të merrte një status të veçantë brenda bllokut me 28 antarë. Ai tha se në bazë të marrëveshjes së re, Britania nuk është e detyruar që të implementojë çdo politikë që do të propozohet nga Bashkimi Europian, nuk do të ndryshojë monendhën si dhe nuk do të ketë autonomi të plotë për ekonominë vendase."Britania do të jetë gjithmonë kundër idesë së krijimit të një unioni gjithmonë e më të afërt dhe nuk do të ndryshojë asnjëherë monedhën e saj. Ne do të mbetemi pjesë e marrëveshjeve për tregtinë e lirë. Në këtë mënyrë, do të kemi mundësi që të qëndrojmë brenda strukturave vendim-marrëse por pa detyrimin për t'u përfshirë në politika të cilat nuk na interesojnë. Sa i përket krizës së emigrantëve, ne do të vijojmë të mbetemi kundër idesë së kufinjve të hapur."Për mediat janë prononcuar gjithashtu edhe Presidenti i KE-së Donald Tusk si dhe ai i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Tusk theksoi se marrëveshja e arritur i përmbush të gjitha propozimet e bëra nga Kameron dhe se është shumë e rëndësishme për të dyja palët."Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për BE-në sikurse BE-ja ka nevojë për Mbretërinë e Bashkuar. Nëse e thyejmë këtë linjë të përbashkët do të shkonim kudnër interesave tona të përbashkëta" ishin fjalët e tij.Nga ana tjetër, Juncker tha se akordi i përmbush mjaft mirë itneresat e dy vendeve. Megjithatë, ai theksoi se miratimi përfundimtar i marrëveshjes do të varet nga qytetarët e Britanisë së Madhe.