Bregu pyet ministren Gjosha: A ka një dokument për hapjen e negociatave?
Sot është mbledhur Këshilli Kombëtar i Integrimit, i drejtuar nga Majlinda Bregu. Në hapje të takimit, Bregu i kërkoi ministers së Integrimit të flasë nëse ka një dokument për hapjen e negociatave.Bregu: A ka sot qeveria shqiptare nje dokument që të parashikojë hapjen e negociatave, nëse po kush e ka miratuaur?Gjosha: Si gjithmonë këtë takim e nisni me kritika. Në fakt disa prej tyre edhe të pabaza. Qeveria shqiptare dhe ministria e Integrimit ka qenë e hapur për përmbushjen e prioriteteve. Të gjitha dokumentat janë ndarë me ju. Plani kombëtar i Integrimit Europian edhe nëse nuk është ndarë me ju, do tju shpërndahet brenda pak ditës sepse ka një javë që është miratuar në qeveri. Ai ka qenë një dokument i diskutuar edhe pranë Shoqërisë Civile për të marrë edhe mendimet e tyre.Përsa i përket dokumentit strategjik, është një punë që ka nisur me ministrinë e Integrimit do të ndahet edhe me Këshillin Kombëtar të Integrimit, nuk do të këtë miratim pa u ndarë edhe me Këshillin Kombëtar. Nuk është e maturuar nëse ky dokument do të bëhej publik në këto momente.Ministrja tha se dy janë pikat kyçe për hapjen e negociatave, reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore.Gjosha: Dy pika janë janë të rëndësishme deri në hapjen e negociatave. Është Reforma në Drejtësi për të cilën ne kemi diskutuar kaq shumë. Mund të bëjmë cdo gjë në mënyrë teknike, por më e rëndësishmja është dialogu. Maturia e politikës shqiptare duhet të jetë edhe më e madhe seç kemi treguar deri më sot. Pjesa e dytë është reforma zgjedhore. Ndërsa deputeti i PS, Taulant Balla tha se duhet të draftohet një rezolutë me hapat konkretë të çdo institucioni.“Duhen ekspertë-tha Balla-nga fusha të ndryshme që do të përshpejtojnë negociatat”