Bosnja aplikon zyrtarisht për në BE, Mogherini: Do e shqyrtojmë
Bosnje Hercegovina ka aplikuar për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Por përgjigja e shefes për Politikën e Jashtme, Federika Mogherini ka qenë e menjëhershme. Ajo deklaroi se kërkesa do të shqyrtohet nga 28 vendet e BE-së.Bosnje Hercegovina i ka paraqitur Brukselit kërkesën zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian.Kryetari i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Dragon Coviç tha: "Është një kënaqësi e madhe që do të paraqesim këtë kërkesë në emër të popullit të Bosnje-Hercegovinës, kroatëve, serbëve dhe boshnjakëve."Mbërritja e kërkesës është konfirmuar edhe nga shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogherini.Aplikimi ishte paralajmëruar disa ditë më parë edhe nga kryeministri i Bosnjës, Denis Zvizdiç, i cili deklaroi se në muajin shkurt do ti drejtohej BE-se me një kërkesë zyrtare për nisjen e proçeduarve të anëtarësimit.Zvizdiç shprehte bindjen se 28 vendet anëtare do të votonin pro Bosnjes, në mënyrë që edhe ajo të arrijë statusin e vendeve fqinje në Ballkan gjatë 2017.Nga vendet e Ballakanit, Kroacia nisi proçedurat e anëtarësimit në vitin 2013, ndërkohë që edhe Serbia e Mali i Zi tashmë janë duke bërë përparim drejt anëtarësimit gjithashtu.