Clinton- Sanders, gara për votën e Nevadas

Fushata e dy kandidatëve demokratë për president të SHBA, Hillary Clinton dhe Bernie Sanders është zhvendosur këtë të dielë në Las Vegas, Nevada.Të dy kandidatët apeluan për votën e njerëzve me ngjyrë dhe latinëve, që përbëjnë 32 për qind të popullsisë në Las Vegas.Grupi parlamentar demokrat në Nevada, që përbëhet nga më shumë se një e katërta nga latinët konsiderohet si një test i rëndësishëm si për Sandersin, ashtu dhe Clintonin.Kjo sepse Clinton është nën presion për të mbajtur avantazhin e saj të gjerë në mesin e latinëve, ndërsa Sanders duhet të tregojë që nuk ka vetëm mbështetjen e të bardhëve.Fushata e kandidates për postin e presidentit amerikan, Hillary Clinton në Nevada ka filluar që në prillin e vitit të kaluar. Ndërsa të dielën ajo iu drejtua mbështetësve të saj me fjalët:"Ju lutem sillni miqtë tuaj, fqinjët, familjen tuaj dhe unë ju premtoj se do të punoj me zemër çdo ditë, për progresin që do të na bëjë krenarë."Ndërsa kandidati tjetër, Bernie Sanders u shpreh se nëse mbështetësit e tij do t'i qendrojnë besnikë, fitorja e tij në Nevada është e sigurt. Për të fituar terren ndaj rivales së tij Sanders e ka shtrirë fushatën e tij edhe derë më derë.Në nivel kombëtar, 54 përqind e latinëve demokratë mbështesin Clinton ndërsa 37 për qind Sanders. Gara finale mes dy kandidatëve në Nevada do të mbahet më 20 shkurt./Oranews.tv/