Vlorë e Novoselë zbulohen qindra të sëmurë kronikë
Banorët e zonave rurale të Vlorës kanë mundësi të kryejnë kontrollin bazë falas edhe pranë banesave në rastet kur ata nuk mund të shkojnë të ekzaminohen tek Qendrat Shëndetësore. Ky shërbim u ofrohet nëpërmjet laboratorit të lëvizshëm, i vendosur në qytetin bregdetar që shkon deri në fshatrat më të largët për të kryer ekzaminimet në popullatë.Zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi e shoqëruar nga kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda panë nga afër kabinetet e check-up në qendrat shëndetësore në Vlorë dhe atë të Novoselës.Milva Ekonomi: E keni derën hapur, për moshën tënde që është e re, e fuqishme dhe që ka raste që nuk punon. Në këtë moment vizita te mjeku i familjes janë falas.Eletar Deda: Ju jeni një njeri i ri, i pasiguruar, i papunë ju jepet mundësia tashmë tek mjeku i familjes të vini të merrni shërbimin shëndetësor pa asnjë nevojë financiare.Nga 10 550 ekzaminime të kryera në total nga check-up në Vlorë, kanë rezultuar 444 persona me hipertension, 220 me diabet, 255 më sëmundje kardiovaskulare, 220 me anemi të theksuar./Oranews.tv/