Kapet drogë me vlerë 1 mld dollarë, arrestohen 4 kinezë
Autoritetet australiane kanë sekuestuar, pas një operacioni dy vjeçar, metamfetaminë të lëngshme apo akull, që nëse do të hidhej në treg, do të shitej për plot 890.5 milionë dollarë.4 persona me kombësi kineze, 3 prej të cilëve nga Hong Kongu janë vënë nën prangat e policisë nën akuzën e importit dhe prodhimit të 720 litrave drogë, të fshehura brenda të brendshmeve me përbërje xheli dhe furnizimeve të artit, si qeramikë etj.Droga u sekuestrua në disa vendndodhje të ndryshe në Sidney, përfshirë edhe në një kontenier që sapo kishte mbërritur nga Hong Kongu."Jemi këtu pas një operacioni të gjatë për tju thënë se kemi sekuestruar sasinë më të madhe të metamfetaminës së lëngshme në të gjithë historinë e Australisë. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në vendin tonë" tha Ministri i drejtësisë, Michael Keenan, përpara gazetarëve në Sindey.Ai tha se ky operacion ishte një bashkëpunim mes autoriteteve australiane dhe atyre kineze."E gjithë sasia e drogës ishte ndarë në 3.6 milionë qesëza individuale, gati për të dalë në shitje në rrugë, me vlerë 890.5 milionë dollarë. Kjo është sasia më e madhe e metamfetaminës që kemi sekuestruar ndonjëherë" shtoi Keenan, duke theksuar se bëhet fjalë për një organizatë të gjërë kriminale, që bashkëpunojnë mes dy vendeve.Kjo është sasia më e madhe e sekuestruar në Australi pas sasisë prej 900 milionë dollarësh, drogë të llojit ekstazi dhe metamfetaminë e importuar nga Europa në vitin 2014.Rreth 2.1% e australianëve përdorin metamfetaminën apo drogëra amfetaminë, sipas Institutit australian të shëndetësisë./Oranews.tv/