Banorët e Orikumit dhe Radhimës në protestë, kundër ndërtimit të një rezervuari
Banorë të Radhimës, Tragjasit, Orikumit dhe Dukatit kanë protestuar kundër ndërtimit të një rezervuari peshku dhe një kompleksi pishinash në Karaburun.Sipas banoreve ata nuk janë kundër projekteve për zhvillimin e zonës, por thonë se askush nuk është konsultuar me ta, si pronarë të ligjshem të këtyre tokave.“U bëjmë thirrje të mos kalojnë asnjë lloj projekti pa biseduar me komunitetin”, tha një banor.Protesta e banorëve në Radhimë, u mbështet nga përfaqësues të PD, të cilët thanë se projektet bëhen për përfitime personale, pasi janë shkatërruese për florën dhe faunën e zonës së bregut.Malltezi: Akuakulturë masive me 430 mijë metra katror në det, që bëhet në Karaburun dhe kjo nuk na paska nevojë për vlerësim ndikimi në mjedis të thelluar. Kjo është qesharake, është shkelje e disa ligjeve, shkelje e disa direktivave të BE.Salianji: Kanë marrë dhe kanë ndërhyrë në një projekt nga lekët e taksapaguesve vlonjatë, nëpërmjet bashkisë së Vlorës për të ndërtuar tre mole brenda pronave private të qytetarëve.Banorët kanë paralajmëruar se nëse projektet nuk ndalen, do të përshkallëzojnë protestat..Ja çfarë postoi dje Malltezi