Dhunë mes dy kushërinjve, policia i sekuestron armë gjahu e municione

Policia e Korçës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm, të një konflikti midis dy kushërinjve, të cilët u arrestuan në flagrancë, pasi ushtruan dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit.Policia ka arrestuar Klodian Hajdajas, 30 vjeç dhe Ladmir Joti 39 vjeç të dy banues të fshatit Radovickë.“Arrestimi i tyre u bë pasi, në një kullotë poshtë këtij  fshati, pas një  konflikti për motive të dobëta,  kanë goditur  njëri- tjetrin, me mjete të forta në trup. Gjithashtu në vijim të punës, gjatë kontrollit  të ushtruar në banesat e tyre, iu gjet e bllokuan  me cilësinë e provës material municione dhe armë gjahu.”, thuhet në njoftimin e policisë.Materialet  i  kaluan  Prokurorisë  të  Rrethit Gjyqësor  Korçë, për  veprat penale: “Dhuna  në  familje” dhe “Prodhimi  dhe  mbajtja  pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar  nga  nenet  130/a  dhe 280 të Kodit  Penal.cifte