Autopsia: Kufoma në Dajt i vrarë me dy plumba, është groposur 6 muaj më parë

Një kufomë e dekompozuar është gjetur ditën e djeshme, 14 shkurt në zonën e Priskës në periferi të kryeqytetit, në rrugën Tiranë-Dajt.  Sipas policisë kufoma , i përket seksit mashkull dhe  nga të dhënat e para dyshohet të jetë i moshës 35-40 vjeç.Trupi i dekompozuar  është gjetur në vendin e quajtur “Zabel” nga gërmimet e qenit të një bariu qe po kalonte ne ate zone.“Kufoma ishte e groposur jo shumë thellë kur është kostatuar nga një bari i zonës, pasi qeni i bariut po germonte në vendin ku u gjet kufoma. Kufoma u transportua pranë Morgut për ekzaminimeve të mëtejshme mjeko ligjore”, thuhet sot në njoftimin e policisë.Ekspertiza: Viktima i vrare me dy plumbaBurime nga morgu bëjnë të ditur për Ora News se sot pasdite ka përfunduar ekspertiza mjekoligjore për kufomën e gjetur në Dajt.“Ka dyshime se viktima mund të jetë vrarë me dy plumba” thonë burimet për Ora News ndërsa shtojnë se pritet të bëhet analiza e ADN për të identifikuar kufomën.6 muaj i groposurNga te dhenat e para dyshohet se  kufoma ka mbi 6 muaj që është groposur.  Kufoma është dërguar në morg ku po analizohet nga specialistët mjeko-ligjorë për të zbardhur shkaqet zyrtare të vdekjes.  Policia dyshon se kufoma mund t’i përkasë ndonjë personi të zhdukur kohët e fundit. Dyshimet janë për një vrasje.[caption id="attachment_677501" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku u gjet kufoma Ne foto: Vendi ku u gjet kufoma[/caption][caption id="attachment_677500" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku u gjet kufoma Ne foto: Vendi ku u gjet kufoma[/caption]