Grabitja e bankës tek Stacioni i Trenit, çohen për gjykim rojet private
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 8 persona, 7 prej të cilëve punonjës të një kompanie private të ruajtjes fizike dhe njëri drejtor i departamentit të sigurisë së një banke të niveli të dytë me akuzën për “shpërdorim detyre”.Këta persona akuzohen se duke qenë në detyrë, nuk kanë reaguar gjatë një grabitjeje me armë që iu bë një furgoni me paratë e një banke të nivelit të dytë, i cili ishte nën përgjegjësinë e tyre.Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, në datën 13.02.2015.Tre persona të maskuar nën kërcënimin e armëve, duke qëlluar në ajër, i kanë çarmatosur dhe kanë vjedhur bankën “Union Bank”, duke marrë 4 thasë me para me vlerë 3 milion euro dhe janë larguar me mjetin tip “Land Rover”, me targë AA 105 IV, pronë e kompanisë së Sh.R.S.F, “Euro Gjici”.Personat e maskuar dhe të armatosur kanë braktisur automjetin në rrugën “Sulejman Vathi” dhe janë larguar me një automjet tjetër.Ndërkohë që po vijojnë hetimet për autorët e grabitjes, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar veprimet proceduriale për pjesëtarët e ruajtjes fizike të parave.Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranë dërgon për gjykim shtetasit:
- Qirjako Tace
- Robert Felah
- Isuf Gjici
- Artan Dervishi
- Tomorr Hidri
- Dritan Duka
- Ilir Syla
- Sajmir Nikoçi