Koreja e Veriut ndërpret komunikimin ushtarak me atë të Jugut

Koreja e Veriut ka vendosur që të ndërpresë çdo komunikim ushtarak me fqinjët e saj të Koresë së Jugut, pas tensionit që ka përfshirë dy vendet për shkak të lançimit të një sateliti në hapsirë nga qeveria e Penianit.Zyrtarët e Penianit e kanë marrë një vendim të tillë pas mbylljes së një kompleksi industrial në Kaesong nga pala koreano jugore. Ky kompleks që ndodhet në Korenë e Veriut dhe ishte në pronësi të sipërmarrësve jugorë, kishte të punësuar më shumë se 54 mijë punëtorë vendas. Sipas përllogaritjeve, çdo vit, ai i sillte Penianit, fitime të cilat kapnin shifrat e 110 milionë dollarëve.Koreano-veriorët e kanë cilësuar mbylljen e kompleksit si një deklaratë luftë, teksa disa zona kufitare janë shpallur zona ushtarake.Zyrtarët e Seulit e kanë argumentuar vendimin e tyre, duke thënë kjo masë e marrë së fundmi është një mënyrë për të shkurtuar shumën e parave që shkon në Korenë e Veriut, e cila sipas tyre, mund të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore.Kompleksi industrial është mbyllur edhe më parë në vitin 2013 për shkak të tensioneve diplomatike midis dy vendeve. Qeveria e Seulit ka deklaruar se testimi i bombës bërthamore dhe lancimi i satelitit do të kenë pasoja mjaft negative për Korenë e Veriut./Oranews.tv/