Kriza e emigrantëve, paralajmëron Erdogan: Mund të na humbasë durimi
Presidenti i Turqisë, Tayp Erdogan, ka paralajmëruar se vendi i tij mund të humbasë durimin në lidhje me situatën e emigrantëve sirianë. Ai është shprehur se qeveria e Ankarasë do të bëjë të pamundurën për strehimin e tyre, por nënvizoi se Turqia nuk është e kënaqur nga ndihma dhe kontributi i ndërkombëtarëve në zgjidhjen e krizës.Gjatë fjalës, së tij, ai tha gjithashtu se bombardimet ruse mbi qytetet siriane, e sidomos në atë të Alepos, vetëm sa po e përshkallëzojnë konfliktin."Deri më tani kemi pranuar emigrantët të cilët kanë patur më së shumti nevojë për ndihmën tonë. Megjithatë, 70.000 sirianë ndodhen të bllokuar në kufirin me Sirinë. Ekziston një probabilitet i lartë që ky numër të rritet edhe më tej, në rast se rusët do të vijojnë të bombardojnë nga ajri. Ndërkombëtarët na thonë të ruajmë qetësinë, por nuk e di se për sa kohë mund t'a pranojmë një sitautë të tillë. Të gjitha vendet antare të OKB-së duhet të pranojnë një numër të caktuar azil-kërkuesish."Në kufirin turko-sirian, mijëra emigrantë vijojnë të mbeten të bllokuar, pasi qeveria e Ankarasë ka deklaruar se t'i pranojë ata por në një mënyrë të kontrolluar. Ata janë strehuar në disa kampe të përkohshme qëndrimi, por thonë se ndodhen në kushte mjaft të vështira.Ndërkohë, fuqitë ndërkombëtare janë mbledhur sërisht për të dialoguar në Mynih, në lidhje me vendosjen e paqes në Siri. Takimi i fundit i cili u zhvillua në Vienë përfundoi pa një marrëveshje midis qeverisë dhe opozitës siriane./Oranews.tv/