Prokuroria serbe kërkon intervistimin e mjekut nigerian që akuzon Thaçin për tregti organesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2016, 19:32
Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë i ka dërguar autoriteteve kompetente të Nigerisë kërkesë për intervistë me mjekun Philip Ndzemanzijem, i cili pretendon se zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë luftës së fundit në Kosovë, së bashku me Rojas Okorocom, ka tregtuar organet e serbëve të kidnapuar në Kosovë.
Siç transmeton Tanjug, kërkesa është bërë në përputhje me Ligjin për Ndihmë Ndërkombëtare nëpërmes Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, është thënë në komunikatën e Prokurorisë.Në këtë mënyrë, theksohet se ka filluar komunikimi që mundëson dëgjimin e personit që ka njohuri eventuale për tregtinë me organet e njerëzve në Kosovë e Shqipëri.Sipas njoftimit, Prokuroria serbe për krime lufte, deri tani ka marrë në pyetje 160 dëshmitarë, lidhur me rastin.Ndërsa, në bashkëpunim me ekipin special te EULEX-it dhe me mbështetjen e institucioneve të Serbisë, deri tani janë marrë në pyetje më shumë s e200 dëshmitarë ne territorin e Serbisë.Ky ekip po kryen hetime në shumë vende për krimet e UÇK-së në Kosovë gjate vitit 1998 dhe 2000 dhe hetimet do t’i përfundojë para themelimit te Gjykatës Speciale për UÇK-në ne Hagë. /KosovaPress/