Veliaj: Javën e ardhshme, Bashkia nis zbatimin e projektit të Unazës së Vogël
Javën e ardhshme Bashkia e Tiranës do të nisë zbatimin e projektit të Unazës së Vogël të kryeqytetit.Për këtë projekt priten shpronësimet e objekteve dhe pas këtij proçesi do të zhvendoset trafiku për ta kthyer qendrën në pedonale.Veliaj: Javën tjetër do të nisë projekti për Unazën e Vogël të Tiranës; projekt i mbetur pezull 25 vjet, që shkakton një kaos të tërë në lëvizjen në qendër të Tiranës. Brenda 6 muajve do të kemi kompletuar Unazën e Vogël të Tiranës, për të zgjidhur njëherë e mirë një ngërç të jashtëzakonshëm trafikun për qendrën e qytetit. Në pranverë, do të fillojmë punimet për sheshin ‘Skënderbej’ dhe duke marrë shkas edhe nga propozimet që bënë kolegët historianë do t’i kthejmë sheshit ‘Skënderbej’, jo vetëm hapësirën e merituar për qytetarët, një hapësirë pedonale, ku shqiptarët të kenë qendrën e tyre të mbledhjes edhe të takimit me njëri-tjetrin, piacën e tyre publike në mes të kryeqytetit, por sigurisht edhe një hapësirë, e cila do të rikuperojë disa nga dëmet, siç ka qenë lulishtja në sheshin ‘Skënderbej’ apo disa objekte të tjera me rëndësi në kompleksin monumental të Tiranës”Deklaratat kryetari u Bashkisë u bëri gjatë cerenomisë të organizuar në Akademinë e Shkencave për 96 vjetorin e shpalljes së Tiranës, kryeqytet të Shqipërisë.Prefekti, Sadi Vopsi, në fjalën e tij shprehu mirënjohjen për të gjithë ata qytetarët që kanë dhënë kontribut 96 vite më parë.Kryetari i Bashkisë priti familjarët e përfaqësuesve të qeverisë së parë, të cilëve iu dhuroi edhe një Medalje Mirënjohjeje për kontributin e dhënë në shpalljen e Tiranës kryeqendër të vendit.