Ankesat për Doganat, Biznesi: Ka shumë vonesa, gjobitemi pa arsye
Bizneset ankohen për procedurat e skanimit në dogana dhe kontrollet nga amdinistrata, duke akuzuar për vonesa dhe gjoba të padrejta. Shqetësimet u ngritën gjatë një takimi që Dhoma Amerikane e Tregtisë zhvilloi me drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave, Pranvera Fagu.Alketa Uruçi, anëtare e Dhomës Amerikane të Tregtisë: Urdhëri i nxjerrë nga drejtoresha e përgjithshme lidhur me reduktimin e orarit të procedurave të çdoganimit për eksportet i shkakton tatimpaguesve kosto shtesë për transportin, për maganizimin e mallrave dhe vonesa në angazhimet që ata kanë marrë përsipër me blerësit e huaj.Pranvera Fagu, drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave: Është një urdhër në ndihmë të bizneseve. Asnjë njeri nuk ju ka thënë që ky shërbim në eksport nuk i kryhet pas orareve të përcaktuara.“Pasi kalojnë në skaner kontrollohen edhe fizikisht, shqyhen paletat, vonohen në dogana duke na krjuar një stress psikologj dhe pse duhet të ndodhë kjo”, tha një përfaqësuese e biznesit në Korçë.Mirela Meko, zv.drejtoreshë e Doganave: Nuk themi se jemi të përsosur, dogana ka gjithmonë problem. Ju konsiderojmë partner."Për pagesën dy herë nga ana e biznesit të kostos së skanimit. Dikush duhet ta mbajë këtë përgjegjësi. Pse duhet të jetë biznesi ai që duahet ta paguajë një gabim. Kush e ka bërë këtë gabim? Biznesi i kërkon por duhet ta kërkojë edhe dogana", tha përfaqesuesja e biznesit.Bizneset u akuan edhe për referencat, një problem që rëndon mbi sipërmarjes tashmë prej 2 dekadash.Alketa Uruçi, anëtare e Dhomës Amerikane të Tregtisë: Sigurisht që tatimpaguesit që paguajnë tarifat më të larta paguajnë edhe një taksë doganore më të lartë, e cila është kosto shtesë.Pranvera Fagu, drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave: Të gjitha çdoganimet e importeve në masën 89% janë kryer më çmimin e transaksionitProbleme të tjera të ngritura nga biznesi ishin ato të lidhura me parapagesat e bëra në periudha të ndryshme, për të cilat rezultojnë mosrakordime në sistem, si dhe me shkurtimin e kohës së kryerjes së procedurave doganore, vecanërisht për eksportuesit./Oranews.tv/