Mediu në SHBA për sfidat globale kundër terrorizmit dhe situatës në Ballkan
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në bashkëpunim me Komitetin e Sigurisë dhe shërbimit ushtarak të Senatit Amerikan organizuan forumin "Sfidat globale kundër terrorizmit dhe situatës në Ballkan". Forumi u drejtua në bashkëpunim me Senatorin John McCain kryetar i këtij komiteti, i cili tha se Ballkani ne NATO është një garanci për sigurinë globale.Kryetari i PR Mediu shprehu bindjen se sfidat jane te perbashketa dhe kane nevoje per nje angazhimin te gjithe aktoreve politik vendimarres.I pranishëm ishte edhe deputeti socialist Pandeli Majko, i cili duke vendosur theksin ne rendesine e luftes kunder ISIS theksoi hapat konkrete qe ka bere Shqiperia si pjese e Aleances, nderhyrjet ne legjislacion per te ndaluar pjesmarrjen ne luften ne Siri si edhe reduktimin e tyre pothuaj ne zero kohet e fundit.Ne takim moren pjese perfaqesues te Kosoves, Mali i Zi, Turqise, Serbise, Bosnjes, Maqedonise, Bullgarise si dhe Austrise.