Valbona Lleshi fituesja e lotarisë së kuponave: 1 mln lekë dhuratë fëmijëve
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka shpallur zyrtarisht emrat fitues të lotarisë për kuponin tatimor, ku shifra ka shkuar deri në 1 milionë lekë. Nga ministria që ai drejton, Ministri Cani u ka dhënë përgjigje pikëpyetjeve të ngritura për fituesit e lotarisë duke nënvizuar se ky proces ka qenë transparent dhe i ndershëm.Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka hedhur poshtë dyshimet e ngritura për mënyrën e zgjedhjes së fituesve pjesëmarrës në lotarinë e kuponit tatimor. Teksa ka bërë publike zyrtarisht listën e fituesve ku maksimumi i fituar ishte 1 mln leke te rinj, numri një i financave ka theksuar se procesi ishte transparent dhe i ndershëm, duke shkëmbyer edhe disa batuta me fituesit.Cani: “ Uroj që të mos kemi asnjë që ka ndonjë lidhje këtu në ministri se menjëherë do krijohej ideja se mos është bërë ndonjë përzgjedhje dhe të mso ketë hamendësime për ndonjë shpërdorim, prandaj dhe u zgjat procedura.”Ministri Cani lajmëroi gjithashtu hapjen së shpejti të një tjetër lotarie për të ndërgjegjësuar qytetarët të tërheqin kuponin tatimor.Cani: “Ne e kemi synimin për ta vijuar më tej këtë. Kuptohet që çdo radhë ka përmirësimet e veta.”Fituesja e kategorisë së parë që përftoi 1 mln lekë të reja Valbona Lleshi nga Shkodra rrëfen mënyrën e aplikimit për lotarinë e kuponit tatimor, si dhe mënyrën si do ta shpenzojë shumën që përftoi.Valbona Lleshi: “Këto lekë do të shkojnë sigurisht për fëmijët e mi, një dhuratë e mirë për 2016-ën por edhe për ata që kanë kontribuar në mbledhjen e kuponave. Kemi një biznes tonin po sigurisht klientët i kemi të përhershëm dhe me dëshirën e tyre ja kanë dhënë fëmijëve.”Rreth 28 mijë pjesëmarrës kanë marrë pjesë në lotarinë e kuponit tatimor, shorteu i së cilës është mbajtur në datën 15 janar.Në këtë lojë janë shpallur kategori fituesish.Në lojën e kuponit tatimor janë 4 kategori fituesish. Për fituesit e kategorise se 3 dhe të 4 klikoni këtu.[caption id="attachment_669397" align="alignnone" width="640"]
Fituesja e kategorise se pare[/caption][caption id="attachment_669399" align="alignnone" width="640"]
Fituesit e kategorise se dyte[/caption][caption id="attachment_669658" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Valbona Lleshi, fituesja e kategorise se pare[/caption]