Bushati kërkon forcimin e bashkëpunimit rajonal për krizën e emigrantëve

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashme të proçesit të bashkëpunimit të vendeve të europësjuglindore, që u mbajt në Bullgari. Kriza e emigrantëve ishte në qendër të takimit të 13 Ministrave, të cilët vlerësuan SEECP si një instrument për të forcuar bashkëpunimin rajonal. Bushati tha se lufta kundër terrorizmit tregoi ndërvarësinë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, ndërvarësi që duhet përkthyer në bashkëpunim.Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, mori pjesë sëbashku me 12 homologë të tjerë, në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Jug-lindore (SEECP) në Bullgari, vend i cili mban kryesinë e SEECP.Forumi shënon 20- vjetorin e krijimit të tiij dhe Ministri Bushati vuri në dukje rolin e SEECP-së si "një instrument që gjeneron dhe përshpejton bashkëpunimin rajonal".Kryediplomati shqiptar u ndal gjerësish në krizën e emigrantëve që ka çuar në rritjen e mosbesimit mes vendeve.Ministri Bushati në konferencën për shtyp tha se:"kriza e refugjatëve dhe lufta kundër terrorizmit kanë treguar ndërvarësinë e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është e rëndësishme që kjo ndërvarësi të përkthehet në një mundësi bashkëpunimi të përforcuar të BE-së me vendet e rajonit, në mënyrë që këto vende të mbyllin me sukses proceset e shtet-ndërtimit demokratik".Duke u ndalur mbi përpjekjet e përbashkëta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe duke prezantuar avantazhet e modelit shqiptar të bashkëjetesës dhe tolerancës fetare, Ministri Bushati theksoi se "kjo është një betejë afatgjatë, një betejë për të krijuar mirëqenie, kohezion dhe respekt të ndërsjellë brenda shoqërive tona".  Gjatë takimit, Ministrat miratuan Deklaratën e Përbashkët lidhur me sfidat e flukseve migratore në Evropën Juglindore, ku një theks i veçantë i kushtohet masave të përbashkëta për përballimin e tyre në frymën e solidaritetit dhe përgjegjshmërisë.Në kuadër te Ministerialit të SEECP, Bushati zhvilloi edhe disa takime dypalëshe me homologët e Bullgarisë, Rumanisë dhe Maqedonisë.