Bombola shkrumbon apartamentin në katin e shtatë të pallatit, vdes fëmija 4 vjeç
Ende pa u harruar makthi i ngjarjes në Pogradec, shpërthimi i një bombole gazi ka shkaktuar një tjetër tragjedi në Tiranë. Banesa e një çifti të rinjsh është shkrumbuar nga zjarri, ndërsa fëmija i tyre vetëm 4 vjeç gjeti vdekjen, në pamundësi për ta nxjerrë nga banesa.Shpërthimi i një bombole gazi në ballkonin e kthyer në kuzhinë të apartamentit në katin e 7 të një pallati në zonën e Unazës së Re ka shkaktuar një tragjedi familjare me humbjen e jetës së një djali 4 vjeçar.Ngjarja u regjistrua rreth orës 17: 45 minuta të datës 2 shkurt në banesën e Amarildo Nezhës.Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka vënë në alarm banorët e pallatit të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë, ndihmën e parë mjekësore dhe forcat zjarrfikesë, të cilët sipas tyre mbërritën në vendngjarje me 40 minuta vonesë.Por as këta të fundit nuk e kishin të lehtë ndërhyrjen, pasi siç tregojnë edhe pamjet pallati nuk kishte kushtet e nevojshme për mbrojtjen kundër zjarrit dhe për pasojë të paktën tre prej tyre mbeten të lënduar.Ndërkaq dëshmitarët treguan për Ora News sesi prindërit u evakuuan bashkë me vajzën 7 muajshe, duke lënë në apartamentin në flakë të birin 4 vjeçar."Banorët kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes. Prindërit në fillim kanë nxjerrë foshnjen më pas kur janë kthyer për të marrë djalin 4 vjeçar, por nuk kanë mundur, pasi presioni i lartë i flakëve ka mbyllur derën e blinduar duke e bërë të pamundur shpëtimin e fëmijës. Forcat e policisë kanë nxjerrë me forcë prindërit më pas nga ana tjetër e pallatit kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe më pas kanë nxjerrë të voglin e pajetë" informon gazetari Klodi Karaj nga vendi i ngjarjesBurimet spitalore thanë se cifti Nezha ndodhen në gjendje shoku pas tragjedisë dhe pas trajtimeve të nevojshme janë kthyer pranë të afërmeveNdërkohë duke u kthyer tek ngjarja, këto pamje të publikuara nga Policia e Shtetit tregojnë pasojat e shpërthimit brenda pallatit. [caption id="attachment_668430" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje brenda baneses se djegur ku gjeti vdekjen femija[/caption][caption id="attachment_668429" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje brenda baneses se djegur ku gjeti vdekjen femija[/caption][caption id="attachment_668428" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje brenda baneses se djegur ku gjeti vdekjen femija[/caption][caption id="attachment_668427" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje brenda baneses se djegur ku gjeti vdekjen femija[/caption][caption id="attachment_668426" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje brenda baneses se djegur ku gjeti vdekjen femija[/caption][caption id="attachment_668425" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje brenda baneses se djegur ku gjeti vdekjen femija[/caption][caption id="attachment_668424" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje brenda baneses se djegur ku gjeti vdekjen femija[/caption][caption id="attachment_668423" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje brenda baneses se djegur ku gjeti vdekjen femija[/caption][caption id="attachment_668422" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje brenda baneses se djegur ku gjeti vdekjen femija[/caption][caption id="attachment_668486" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Zjarrfikesit duke dale nga pallati ku ra zjarri ne banese[/caption][caption id="attachment_668487" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pallati ku ra zjarri ne banese ne te cilen gjeti vdekjne femija[/caption][caption id="attachment_668476" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pallati ku ra zjarri ne banese ne te cilen gjeti vdekjne femija[/caption][caption id="attachment_668417" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Zjarrfikesja ne vendin e ngjarjes[/caption][caption id="attachment_668400" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Zjarrfikesja ne vendin e ngjarjes[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=r-XxiqoKBbY