Moratoriumi, Koka dhe Peleshi në Mirditë: Masa drastike ndaj kujtdo që pret pyjet

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, dhe zv.kryeministri Niko Peleshi ishin në Reps të Mirditës ku kanë mbjellë pemë përgjatë Rrugës së Kombit, si një masë parandaluese për erozionin. Të dy përfaqësuesit e Qeverisë theksuan se moratoriumi i pyjeve do ndëshkojë rëndë këdo që guxon ta shkelë.Zëvendës/kryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Mjedisit Lefter Koka i kanë paraprirë duke mbjellë pemë përgjatë Rrugës së Kombit, moratoriumit 10-vjeçar për pyjet që pritet të miratohet këtë të enjte nga Parlamenti shqiptar.Nga Repsi i Mirditës, Ministri i Mjedisit Lefter Koka e ka vlerësuar drastike këtë masë, por tejet të nevojshme për kushtet e Shqipërisë.Lefter Koka: Është një masë drastike por që pas vitit 1945 Shqipëria ka pasur një disproporcion të shfrytëzimit të pyjeve. Dhe sot gjendemi në një situatë ku vendimi është një kosto, por ajo që e veçon këtë Qeveri dhe këtë Parlament sot është guximi dhe vizioni.Radikale do të jenë edhe sanksionet ndaj atyre që do të guxojnë të shkelin moratoriumin tha zëvendes/kryeministri Niko Peleshi, i cili shtoi se përjashtim bëjnë vetëm njësitë vendore që përdorin lëndë drusore për ngrohje.Niko Peleshi: Ka pasur një keqshfrytëzim të pyjeve, gjë që na ka detyruar ne, Ministrinë e Mjedisit, Qeverinë shqiptare të ndërmarrë masën drastike të moratoriumit. Moratoriumi do të shoqërohet me masa shumë të forta pë rata që do të guxojnë, që në fakt nuk duhet të guxojnë, ta shkelin moratoriumin. Ndërkohë kemi shtuar forcat duke decentralizuar kompetencën dhe përgjegjësinë për pyjet edhe tek pushteti vendor.Dhjetra pemë dekorative do të mbillen në zonat më problematike nga erozioni përgjatë Rrugës së Kombit, ndërsa u apelohet qytetarëve të sensibilizohen për ruajtjen e pyjeve.