Hyn në një pallat, e kapin me pinca dhe gërshërë në duar

Një person që ka tentuar të vjedhë në një pallat është arrestuar në flagrancë mëngjesin e sotëm nga Policia e Durrësit.Autori është identifikuar si Roberton Cërria, 31 vjeç.Atij iu sekuestruan heroinë dhe mjetet që do të shërbenin për kryerjen e veprës penale."Gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 3 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë; 1 palë gërshërë metal prerëse; 1 thikë; 1 palë pinca dhe 1 celular", raportojnë specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.Cërria është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës dhe trafikimit të lëndëve narkotike.Prokuria ka marrë materialet për veprat penale"Prodhim dhe shitja e narkotikëve”dhe"Vjedhja e mbetur në tentativë” për veprimet e mëtejshme.pincaaaa1 pincaa 2 pinca 2/Oranews.tv/