Avokatët protestojnë kundër tarifave të larta të sigurimeve
Avokatet pranë Gjykates së rrethit gjyqësor të Kurbinit, kanë bojkotuar seancat gjyqësore gjatë ditës së hënë, ndaj rritjes së pageses së sigurimëve të kontrbutëve shoqërore në masen 400%.Kanë qenë të pakten 20 avokate të cilët kanë protestuar para ambietëve të gjykates, duke deklaruar se rritja e kësaj takse i ka penalizuar ata, pasi e kanë të pamundur që ta pagujnë.Avokatet kërkojnë reagim të menjehershme të qeverise, pasi në të kundert protestat e tyre do të përshkallëzohen madje edhe deri në greve urie.Avokatet e Kurbinit do të vijojnë të bojkotojnë punen, deri në zgjidhjen e këtij problemi që sipas tyre ndikon drejteperdrejt në ekonominë e tyre familjare.Nga ana tjetër i kontaktuar me telefon kryetari i Gjyaktes së Kurbinit Alfred Gjoni ka bërë të ditur se seancat gjyqësore kanë vijuar normalisht në këtë gjykatë edhe pse nuk kanë qenë të pranishem avokatet.