Tenton të vrasë gruan në gjendje të dehur, më pas burri vret veten me kallashnikov

Kanë darkuar familjarisht me të afërmit, më pas në gjendje të dehur është konfliktuar me bashkëshorten të cilën e ka plagosur rëndë më automatik. 41 vjeçari Edmond Gjoka, pas krimit, i ndjekur dhe nga reagimi i të afërmve ka qëlluar veten.Krimi në familje ndodhi në Manzë të Durrësit, në orët e vona të mbrëmjes së të dielës.Babai i 41 vjeçarit rrëfen se çifti kishte grindje për arsye të paqarta, por nuk mendonin se do të arrinte deri në këtë pikë.Pas plagosjes, 38 vjecarja Lumturie Gjoka, nënë e 4 fëmijëve më i madhi nga të cilët 13 vjeç, u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, pas plumbit të marrë në kraharor.Policia e shijakut, në cilësinë e provës materiale sekuestroi armën e zjarrit automatik model 56 dhe tre gëzhoja.Si ka ndodhur ngjarja Sipas rrëfimit të Fadil Gjokës, djali i tij Mondi Gjoka së bashku me gruan, 4 fëmijët dhe kunatin kanë qenë të banesa e  tij, që cila ndodhej përballë me banesën e 41-vjecarit Gjoka.Pas përfundimit të darkës familjare ata janë nisur për te shtëpia, por 41-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.Pasi janë shtrirë për të fjetur, në një moment 41-vjeçari ka dalë nga dhoma e gjumit me kallashnikov në dorë. Vajza 13-vjeçare ka parë babin e vet me armë në dorë dhe i ka kërkuar ndihmë dajës, i cili po flinte në kuzhinë.Po sipas rrëfimit të Fadil Gjokës, të terrorizuar, anëtarët e familjes kanë dalë nga banesa, por 41-vjeçari me armë në dorë po i gjurmonte. Bashkëshortja Lumturie Gjoka, 38 vjeç ka shkuar te banesa e vjehrrit (Fadil Gjokës) duke i kërkuar ndihmë. Në këto momente Mondi Gjoka ka qëlluar me automatik bashkeshorten tek dera.Rreth 30 minuta pasi qëlloi gruan, 41 vjecari qëlloi edhe veten, duke u vetëvrarë.Policia sekuestroi armën e krimiPas ngjarjes, forca të shumta shkuan tek banesa duke  sekuestruar në cilësinë e provës materiale një arma e zjarrit automatik model 56; tre copë gëzhoja model 56 kalibër 7.62mm.fadil gjoka[caption id="attachment_667223" align="alignnone" width="640"]vrasja durres 1 Ne foto banesa ku ndodhi vrasja[/caption][caption id="attachment_667220" align="alignnone" width="640"]vrasja durres Ne foto banesa ku ndodhi vrasja[/caption]