Totozani: Në 25 vite asnjë qeveri nuk ka publikuar minimumin jetik në Shqipëri

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka kërkuar nga qeveria dhe institucionet shqiptare që të bëhet publike sa është minimumi jetik në Shqipëri, në mënyrë që familjet shqiptare të kenë mundësi të jetojnë në mënyrë dinjitoze.I ftuar në “Ditë e Re” në Ora News, Totozani tha se ka shumë familje me 4-5 anëtarë të cilat jetojnë me një ndihmë sociale prej 4 apo 5 mijë lekë.Totozani: Ky grup njerëzish kanë ngecur, janë jashtë. Pra këta na shofin përtej dritares. Është ndërtaur një sistem social i tillë, i cili mendon më pak se të gjithë për njerëzit që jetojnë në pikun e minimumit jetik.Ky vend nuk e ka llogaritur njëherë sesa është minimumi jetik në Shqipëri. Ne kemi sot rrogat minimale, pagesat sociale që nuk janë në përputhje me nivelin e jetesës.Një familje me 4-5 anëtarë mund të ketë maksimumi 80 mijë lekë në muaj, por ka nga ato që janë edhe 4-5 mijë lekë në muaj. Që nga ky moment kjo familje nuk jeton dot.Në 25 vjet asnjë qeveri nuk ka bërë asgjë për këtë. Mendoj se cdo qeveri e ka një idenë, por nuk e bëjnë publike. Ajo që kërkon AP është që të bëhët publik minumi jetik që të jetojnë në mënyrë dinjitoze.Totozani tha gjithashtu se këtë javë do të publikojë një analize qe ia ka dorëzuar Kuvendit, pikërisht për shtresat në nevojë të cilat duhet të përjashtohen nga pagesat e prapambetura.Totozani: Këto familje me këto të ardhura, këta duhet të paguajnë dritat, ujin etj. AP ka kërkuar që këta njerëz të shmangen nga pagesat e prapambetura dhe tu gjendet një skeme e re trajtimi. E dyta është që këta nuk përfitojnë dot nga strehimi social.Avokati i Popullit ka shpjeguar edhe pozicionin e tij si institucion në problematikat e shoqërisë. Në rastin e komunitetit rom, ai tha se nuk gjen shtëpi për ta, por rekomandon dhe negocion për një zgjidhje sa më të mirë të situatës.Totozani: Është një grup në risk që jeton në kushte të vështira. Ngjarja e fundit është pjesë e këtij mozaiku i cili u shkaktua nga rënia e zjarrit, duke krijuar një siutatë emergjence dhe nga ana tjetër ngre pikëpyetjen se cfarë do të bëjmë ne.Nga ana e bashkisë kemi një reagim të menjëhershëm, për tu mundësuar strehimi emergjent. Avokati i Popullit nuk gjen shtëpi, nuk gjen banesa.Avokati ka si mjet kryesor rekomandimin, i cili vjen si rezultat i një hetimi administrative që ai bën.Problemi i punës së Avokatit të Popullit ku kultura institucionale është e mangët është e vështirë. Ne nuk kemi kulturën demokratike për të zbatuar këto rekomandime.Çështja rome… ne nuk zgjidhim, ne ndërmjetësojmë për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Pra kur dështon një çështje nuk dështon Avokati i Popullit./Oranews.tv/