Doganat sqarojnë akuzën për zv/drejtorin: Kemi skanuar mjetin që akuzon PD

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave hedh poshtë akuzat e Partisë Demokratike në adresë të Zv/Drejtorit të Përgjithshëm Besmir Qibini. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, ky institucion thotë se PD përpiqet ta lidhë atë me favorizim të personave të caktuar.“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron se autoritetet doganore në Durrës në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit kanë urdhëruar skanimin e mjetit për të cilin akuzon PD, sipas procedurave standarde te punes”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.Reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të DoganaveDrejtoria e Përgjithshme e Doganave hedh poshtë akuzat e Partisë Demokratike në adresë të Zv/Drejtorit të Përgjithshëm Besmir Qibini, që përpiqen ta lidhin atë me favorizim të personave të caktuar.Sipas deklaratës së z.Alibeaj, me ndikimin e Zv/Drejtorit Qibini nuk është kontrolluar mjeti me të cilin shtetasi E.Shullazi udhëtonte nga Pika e Kalimit Kufitar Durrës.E vërteta është krejt ndryshe dhe rrëzon çdo përpjekje të Partisë Demokratike për të përbaltur strukturat e shtetit.Për hir të transparencës dhe në respekt të opinionit publik, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron se autoritetet doganore në Durrës në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit kanë urdhëruar skanimin e mjetit për të cilin akuzon PD, sipas procedurave standarde te punes.Bashkëlidhur gjeni dokumentin e Urdhër-Skanimit dhe fotot e mjetit ne procesin e skanimit.Kjo është dëshmia se përballë ligjit të gjithë janë të barabartë.0cb070bd-f477-478e-8ffd-ca903a81ebaa 9baf50f2-5190-4bc6-9f84-01e31cda5a1e a6485570-60f0-4d87-b100-941975d2942a