Thaçi në Washington takon Kerry-in: Do ta vizitojë sërish Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2016, 21:21
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry.Në rrjetin e tij social facebook, Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka postuar një fotografi me sekretarin Kerry, duke thënë se kanë zhvilluar një bisedë miqësore në Washington DC."Bashkëbisedim miqësor me Sekretarin e Shtetit Amerikan John Kerry sot në Washington DC! Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e SHBA-së në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euro-atlantike! Sekretari Kerry tha që do ta vizitojë Kosovën sërish" shkruan Thaçi në FB.