Katër të arrestuar afër Manastirit të Deçanit, prifti serb: Janë islamistë
Katër shtetas kosovarë të armatosur janë arrestuar në afërsi të Manastirit të Deçanit. (Ne foto: Momenti i operacionit)“Katër të dyshuarit meshkuj, shqiptarë, shtetas të Kosovës janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilin ishin duke udhëtuar janë gjetur dhe konfiskuar një AK/47 me 20 copë fishekë si dhe një pistoletë me 16 copë fishekë të kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani për REL. Ndërkohë agjencia e lajmeve serbe Tanjug i quan islamistë të armatosur 4 shtetasti e ndaluar.Prifti në Manastirin e Deçanit Sava Janjic në një postim në Twitter i quan "islamistë të armatosur rëndë” të cilët janë arrestuar përballë manastirit.Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me arrestimin e katër personave të ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00.Megjithatë, ai ka saktësuar që “Policia e Kosovës vlerëson se ky rast ka të bëjë me armëmbajtjen pa leje dhe nuk mund të ndërlidhet me ndonjë rast të sulmeve terroriste, përderisa rasti është nën hetime” shkruan RELNdërkohë media serbe shkruan se operacioni është bashkëpunim i policisë së Kosovës dhe KFOR dhe se përveç armëve në makinë janë gjetur dhe libra të islamit ekstremist.Për Tanjug incident është një tjetër indicator se prezenca e trupave të KFOR është jetësore për të siguruar manastirin i cili është monument i ruajtur nga UNESCO/Oranews.tv/