Krim në familje, babai i dehur plagosi me thikë dy vajzat, njëra vdes

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur sot (31 janar), ku babai në gjendje të dehur ka qëlluar me thikë dy vajzat e tij. Nga plagët e marra, një prej vajza 17 vjeçe ka ndërruar jetë në spital.Sipas policisë "ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet, ku Kujtim Ibraj ka plagosur me thikë dy vajzat e tij, E.I dhe Elidona Ibraj 17 vjeçe, e cila vdiq në spital."Policia ka arrestuar autorin Kujtim Ibraj si dhe ka sekuestruar armën e krimit.Burime nga policia bëjnë të ditur se Kujtim Ibra  ishte i divorcuar nga gruaja  e tij, por ndanin të njëjtën shtëpi së bashku me 6 fëmijë, të cilët me vendim gjykate ishin nën kujdestarinë e të ëmës.Po sipas të njëjtave burime i ati shpesh herë i fyente dhe i ofendonte vajzat, ashtu siç bëri edhe në momentin e krimit.Ditën e sotme (31 janar) kur ndodhi edhe vrasja, pas fyerjeve ka nisur edhe debati mes vajzave dhe të atit, i cili në gjendje të dehur ka marrë një automatik të vjetër. Por, njëra prej vajzave, 17 vjeçarja Elidona Ibraj ka tentuar të marrë policinë në telefon. Në këto momente i ati e ka pikasur dhe e ka qëlluar me thikë në bark. Vajza e dytë, ka hyrë në mes të motrës dhe të atit për të shuar konfliktin, por ka mbetur e plagosur. Pas mjekimit në spital vajza është rikthyer në shtëpi.Policia sqaron se Kujtim Ibraj ka qenë person problematik pasi ka qenë konsumator i rregullt i alkoolit.[caption id="attachment_667109" align="alignnone" width="640"]vrasja ne tirane Ne foto: Banesa ku ndodhi krimi ne familje dhe grupi hetimor[/caption][caption id="attachment_667108" align="alignnone" width="640"]vrasja ne tirane 4 Ne foto: Banesa ku ndodhi krimi ne familje[/caption][caption id="attachment_667107" align="alignnone" width="640"]vrasja ne tirane 3 Ne foto: Banesa ku ndodhi krimi ne familje[/caption][caption id="attachment_667106" align="alignnone" width="640"]vrasja ne tirane 1 Ne foto: Banesa ku ndodhi krimi ne familje dhe forcat e policise[/caption]